Java nëpërmjet fotografive
Rremtarët duke lundruar me kajakë në lumin Sava të Beogradit, ku uji është mbuluar me alga që marrin hov zhvillimi në një mjedis të ngrohtë dhe të ndotur.
Mbështetësit e partisë politike islamike Jamat-e-Islami gjatë një tubimi ndërgjegjësimi për rëndësinë e hixhabit, ose shamisë së kokës, në Karaçi, Pakistan.
Ceremonia mortore me arkivolet e një nëne dhe tri vajzave të saj, të cilat vdiqën të gjitha në një sulm me raketa ruse në Lviv më 4 shtator. Vetëm babai mbijetoi.
Një ushtar ukrainas shikon me ankth horizontin pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeck.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (majtas) u prit nga homologu i tij mongolas, Ukhnaagiin Khurelsukh, me një ceremoni në sheshin Sukhbaatar në Ulaanbaatar më 3 shtator.
Një demonstrues mban një flamur hungarez dhe një maskë ndërsa mësues, studentë dhe të tjerë protestojnë në qendër të Budapestit para selisë së Ministrisë së Brendshme më 2 shtator, pasi një drejtor i shkollës së mesme u shkarkua për moszbatimin e vendimit të qeverisë për "ndalimin e telefonave të mençur".
Punëtorët ukrainas të shpëtimit duke punuar në vendin ku ndodhi një sulm rus me raketa në një kompleks sportiv në Harkiv, në verilindje të Ukrainës, më 1 shtator.
Njerëzit marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore në 20-vjetorin e sulmit vdekjeprurës nga militantët islamikë në një shkollë në Beslan, në rajonin e Osetisë së Veriut të Rusisë më 1 shtator.
Një argjendar bën stoli ari në një punishte në Karaçi, Pakistan, ku çmimet e arit u rritën pavarësisht rënies në nivel ndërkombëtar.
Pjesëtarë të armatosur të sigurisë talibane sipër një automjeti të blinduar Humvee, përgjatë një rruge në distriktin Khash të provincës Badakhshan të Afganistanit.
Punonjësit e shpëtimit duke shuar zjarrin në një nënstacion elektrik të goditur nga një raketë ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.
Një punonjës shpëtimi pushon në vendin ku ndodhi një sulm me dron dhe raketa ruse mbi ndërtesat e banimit në Lviv, Ukrainë.
Nxënësit e klasës së parë marrin pjesë në një ceremoni tradicionale për ditën e parë të shkollës në Zaporizhja, Ukrainë.
Një grua shikon përmes dritares së thyer të banesës së saj të dëmtuar nga sulmet ruse që goditën një zonë banimi në Lviv, Ukrainë.
Njerëzit e prekur nga shirat monsune jetojnë në strehimore të përkohshme, në qytetin Badin në provincën Sindh të Pakistanit.