Java nëpërmjet fotografive

Një garues hidhet nga një urë e lartë 22 metra gjatë garës vjetore të hedhjes nga lartë pranë qytetit të Gjakovës në Kosovë.

Një bazilikë, e cila u ndërtua nga perandori Justinian dhe gruaja e tij, perandoresha Teodora, në periudhën 535-545 të erës së re. Ajo është pjesë e Parkut Arkeologjik Ulpiana, rreth 12 kilometra nga Prishtina.

Shishe të plastikës, bidonë dhe mbetje të tjera në një pjesë të lumit Lepenc, që nga banorët lokalë njihet si “Guri i shpuar”, Kaçanik, Kosovë. 

Një djalë duke shikuar nga dritarja e një autobusi gjatë evakuimeve në Pokrovsk, në rajonin e  Donjeckut, Ukrainë.

Një grua e evakuuar nga rajoni i Kurskut në kufi me Ukrainën qan ndërsa pret të marrë ndihma humanitare të dërguar nga Kryqi i Kuq rus në qendër të qytetit Kursk, Rusi.

Një klasë e shkatërruar në një shkollë në fshatin Junakivka pasi u godit nga dy bomba ruse gjatë natës në rajonin Sumi të Ukrainës.

Një fermer afgan vendos rrush të freskët brenda një tende për tharjen e rrushit ë distriktin Panjvai të provincës Kandahar.

Një polic pakistanez kalon me motoçikletë nëpër ujë në një zonë të përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura në Lahore.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Hungareze Gripen pikturojnë qiellin me ngjyrat e flamurit hungarez gjatë festimeve për të shënuar ditën kombëtare të vendit më 20 gusht.

Kapela ushtarake të mbushura me plumba janë parë gjatë një stërvitjeje të Brigadës 41 të Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Superhëna, e njohur si Hëna blu shihet mbi katedralen Alexander Nevsky në Sofje, Bullgari, 19 gusht 2024.

Një vajzë e vogël refugjate nga Ukraina duke fjetur mbi valixhet me rroba në fshatin veriperëndimor hungarez Kocs. Ajo është pjesë e një grupi prej rreth 120 refugjatësh nga Ukraina perëndimore, të dëbuar nga një strehimore pasi Hungaria po zbaton një dekret të Qeverisë që kufizon subvencionimin nga shteti për strehim vetëm për ata që janë prekur direkt nga lufta në Ukrainë.
 

Gra afgane të veshura me burka duke ecur  në një rrugë në Kandahar, Afganistan.