Një javë nëpërmjet fotografive
Një demonstrues me kostum të personazhit të animuar, Pikachu, derisa aktivistët globalë mjedisorë protestojnë kundër industrisë së gazit gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP29) në Baku.
Pamje nga lart e deponisë së mbeturinave në Mirash të Obiliqit. Ajo është vendi më i madh i hedhjes legale të mbeturinave në Kosovë.
Pjesëtarë të policisë duke ndihmuar një të plagosur në vendin ku ndodhi një sulm rus me dronë në Harkiv, Ukrainë.
Besimtarët sikh mblidhen rreth një autobusi që mbante Guru Granth Sahib, librin e shenjtë Sikh, gjatë një ceremonie fetare me rastin e përvjetorit të lindjes së Guru Nanak Dev, themeluesit të Sikhizmit, në Provincën Punxhab të Pakistanit, më 15 nëntor.
Banorët shihen pranë një kroi gjatë reshjeve të para të borës, mes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, në Harkiv, Ukrainë, më 14 nëntor.
Aktivistja suedeze për mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg, viziton Memorialin e Gjenocidit Armen në Tsitsernakaberd në Jerevan.
Lyudmyla Rodchenko, 42 vjeç, luan me djalin e saj Yevhen, 2 vjeç, në shtëpi, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, në qytetin Buça në rajonin e Kievit.
Aktivistët protestojnë duke u bërë thirrje vendeve të zhvilluara të ofrojnë financime për t'i luftuar ndryshimet klimatike në Stadiumin Olimpik ndërsa po mbahej konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP29 në Baku, më 14 nëntor.
Dy gra pakistaneze duke bartur një kovë me ujë përgjatë një shtegu në Lahoren e përfshirë nga mjegulla dhe ndotja e ajrit.
Automjetet duke kaluar nëpër një rrugë pranë një deponie ilegale të mbeturinave afër Prishtinës.
Të rinjtë afganë duke luajtur volejboll, gjatë një turneu me karakter garues në një fushë në rrethin Argo të provincës Badakhshan.
Një burrë duke lundruar me varkë në ujërat e lumit Ravi të përfshirë nga smogu në Lahore, Pakistan.
Një grua afgane e veshur me burka duke kërkuar lëmoshë bashkë me një fëmijë përgjatë një rruge në periferi të distriktit Fayzabad në provincën Badakhshan.
Pediatrja Nadezhda Buyanova, e akuzuar për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë, shihet gjatë seancës në gjykatën e qarkut Tushinsky në Moskë më 12 nëntor.
Gjeorgjianët duke demonstruar kundër zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.