Të vrarë e të plagosur nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor
Të rinjtë palestinezë vrapojnë për t'u mbrojtur mes përleshjeve gjatë një operacioni ushtarak izraelit në kampin Xhenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor, më 3 korrik 2023.
Një buldozer i ushtrisë izraelite shihet mes kampit Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor gjatë operacionit ushtarak të Izraelit, më 3 korrik 2023.
Palestinezë të armatosur gjatë konfrontimit me ushtrinë izraelite në kampin Xhenin në Bregun Perëndimor, më 3 korrik 2023. Dhjetëra palestinezë të maskuar dhe të armatosur janë dislokuar në rrugicat e kampit.
Mjekët palestinezë me autoambulanca shihen në rrugë mes tymit që kapluar qytetin.
Një palestinez i armatosur duke qëlluar mbi automjetet e blinduara izraelite në zonën e Xheninit në Bregun Perëndimor, më 3 korrik 2023.
Tymi që ngrihet pranë një xhamie. Forcat mbrojtëse të Izraelit thanë se kanë sulmuar “infrastrukturën terroriste në zonën e Xheninit”.
Palestinezë të armatosur qëllojnë automjetet e blinduara izraelite në kampin Xhenin në Bregun Perëndimor më 3 korrik 2023.
Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Xhenin.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur.
Disa palestinezë duke u larguar nga vendbanimet e tyre gjatë një operacioni ushtarak izraelit në Xhenin më 3 korrik 2023.
Qyteti i mbuluar nga tymi gjatë operacionit masiv ushtarak.
“Ka bombardime nga ajri dhe sulm nga toka”, tha për AFP-në, Mahmoud al-Saadi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe palestineze në Xhenin.