Izraeli më 30 dhjetor pranoi kontigjentin e parë të pilulave kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett e vlerësoi këtë veprim të domosdoshëm në kohën kur vendi po ballafaqohet me numër të madh infektimesh si pasojë e variantit Omicron të koronavirusit.
“Falë veprimit tonë të shpejtë, pilulat arritën në Izrael më shpejt dhe do të na ndihmojnë të tejkalojmë më lehtë këtë valë të rasteve me Omicron”, tha Bennett.
Agjencia amerikane për Ushqim dhe Ilaçe javën e kaluar autorizoi pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid për përdorim te personat me sëmundje të rënda nga mosha 12- vjeçare.
SHIKONI EDHE: Rregullatori shëndetësor në SHBA autorizon pilulën e Pfizer kundër COVID-19Përgjatë testimeve është konfirmuar se trajtimi me pilula redukton rastet e hospitalizmit dhe vdekjet deri në 88 për qind.
Në anën tjetër, sipas autoriteteve shëndetësore në Izrael, të mërkurën e 29 dhjetorit në vend u regjistruan 4,000 raste të reja me koronavurus, numri më i lartë i infektimeve që nga muaji shtator.
Sidoqoftë, janë rreth 4.2 milionë izraelitë nga 9.4 milionë banorë që tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e tretë të vaksinës.