Izraeli i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë veprime kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
Thirrja u bë nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, në një konferencë në Jerusalem.
Ai tha se sjellja e Iranit është problematike për çdo vend dhe është subjekt i përgjegjësisë globale.
Këtë vit Irani ka zhvilluar gjashtë raunde bisedimesh me fuqitë botërore në Vjenë me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore e cila ishte arritur në vitin 2015. Negociatat kanë ngecur.
Më 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën njëanshëm nga marrëveshja dhe rivendosën sanksione ndaj Iranit, duke thënë se marrëveshja bërthamore dështoi që të adresojë programin për raketa balistike të Iranit dhe mbështetjen që Teherani u jep grupeve terroriste në Lindjen e Mesme.
Më 10 tetor shefi i Iranit për çështje bërthamore tha se Teherani ka pasuruar më shumë uraniumin sesa kanë raportuar inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.
SHIKONI EDHE: Irani thotë se ka më shumë uranium të pasuruar sesa raportoi OKB-jaDuke folur për televizionin shtetëror iranian, Mohammad Eslami tha se Irani ka 120 kilogramë të uraniumit të pasuruar me 20 për qind. Në shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vlerësoi stokun e Iranit prej 84.3 kilogramë. Për të krijuar armë bërthamore duhen 170 kilogramë të uraniumit të pasuruar deri në 20 për qind. Shumica e armëve bërthamore, megjithatë, përdorin uranium të pasuruar deri në 90 për qind.
Bennett tha se iu ka thënë udhëheqësve të tjerë, përfshirë presidentit Joe Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel, se Irani po shkel angazhimet themelore ndërkombëtare.
SHIKONI EDHE: Bisedimet me Iranin duhet të vazhdojnë shpejt, thotë SHBA-jaMerkel, e cila vizitoi Izraelin të dielën në vizitën e saj të fundit zyrtare, tha se Gjermania mbetet e përkushtuar për të ringjallur marrëveshjen - një hap që Izraeli e kundërshton.
Administrata e Biden po përpiqet gjithashtu të ringjallë marrëveshjen bërthamore.
Bennett tha se ai pret që fuqitë globale të "ta mbajnë Iranin përgjegjës".
Muajin e kaluar Bennett u takua me presidentin Biden dhe diskutimet për Iranin ishin në qendër të diskutimeve.
"Ne po e vendosim diplomacinë në radhë të pare. Nëse diplomacia dështon, ne jemi gati t'i drejtohemi opsioneve të tjera", pati thënë Biden.