Izraeli në kundërsulm pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit

Your browser doesn’t support HTML5

Qindra njerëz janë vrarë e mijëra të tjerë janë plagosur që nga mëngjesi i 7 tetorit kur Izraeli u sulmua nga grupi militant Hamas. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij është “në luftë” dhe paralajmëroi goditje të fuqishme ndaj grupit militant Hamas, luftëtarët e të cilit kaluan kufirin tokësor dhe u përleshën me forcat izraelite. SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera të botës i dhanë mbështetje Izraelit në luftën kundër militantëve të Hamasit. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Arben Hoti)