Javë e përgjakshme luftimesh mes Izraelit dhe palestinezëve

Shpëtimtarët izraelitë kontrollojnë një banesë të dëmtuar në Rehovot, Izrael, pas goditjes nga një raketë e lëshuar nga Gaza, më 11 maj 2023.

Pjesëtarë të ekipeve të sigurisë dhe të shpëtimit duke punuar në vendin ku ra një raketë e lëshuar nga Gaza, në Ashkelon, Izrael, më 10 maj 2023.

Sigurimi izraelit duke shikuar një pjesë rakete të lëshuar nga Gaza, e cila përfundoi pranë një shtëpie në Ashkelon, Izrael, më 10 maj 2023.

Oficerët policorë duke punuar afër zonës së një shtëpie që u godit nga një raketë nga Gaza, në Sderot, Izrael, më 10 maj 2023.

Shpëtimtarët izraelitë duke inspektuar një shtëpi ku komandanti i grupit Xhihadi Islamik, Ahmed Abu Daqqa, u vra nga një sulm izraelit, në jug të Rripit të Gazës, më 11 maj 2023.

Palestinezë duke bartur trupin e pajetë të komandantit të vrarë të Xhihadit Islamik, Ahmed Abu Daqqa, gjatë funeralit të tij, në Rripin e Gazës, më 11 maj 2023.

Një raketë penguese duke u lëshuar nga Kupola e Hekurt e Izraelit, për t’iu kundërvënë raketave të lëshuara nga Gaza, në Sderot, Izrael, më 10 maj 2023.

Raketat duke u lëshuar drejt Izraelit, në Gazë, më 10 maj 2023.

Palestinezë duke marrë pjesë në funeralin e komandantit të Xhihadit Islamik, Ali Ghali, dhe vëllait të tij, Mahmoudit, të cilët u vranë nga një sulm izraelit, në Hanin e Jonuzit, në Rripin e Gazës, më 11 maj 2023.

Shpëtimtarët palestinezë duke inspektuar një shtëpi ku u vra komandanti i Xhihadit Islamik, Ahmed Abu Daqqa, në Gazë, më 11 maj 2023.

Një burrë duke qëndruar mes rrënojave, pas vrasjes së komandantit të Xhihadit Islamik, Ahmed Abu Daqqa, nga një sulm izraelit, në jug të Rripit të Gazës, më 11 maj 2023.

Tym i zi duke u ngritur mbi Gazë, pas një sulmi izraelit, më 11 maj 2023.

Një djalë duke qëndruar mes rrënojave pas një sulmi izraelit në Hanin e Jonuzit, në Rripin e Gazës, më 11 maj 2023.

Gra dhe fëmijë duke vajtuar gjatë funeralit të komandantit të Xhihadit Islamik, Ali Ghali, dhe vëllait të tij, Mahmoudit, të vrarë nga një sulm izraelit, në Rripin e Gazës, më 11 maj 2023.

Një vajzë duke ecur në një banesë të dëmtuar nga një sulm izraelit në Hanin e Jonuzit, në Gazë, më 11 maj 2023.

Policët duke punuar për të nxjerrë një raketë, të lëshuar nga Gaza, e cila përfundoi pranë një shtëpie në Sderot, Izraelit, më 10 maj 2023.

Raketa duke u lëshuar nga Gaza drejt Izraelit, më 11 maj 2023.

Fëmijë duke shikuar funeralin e komandantit të Xhihadit Islamik, Ahmed Abu Daqqa, i cili u vra nga një sulm izraelit, në Rripin e Gazës, më 11 maj 2023.

Shkëndijat e raketave të lëshuara drejt Izraelit nga Gaza, më 11 maj 2023.

Sistemi izraelit i mbrojtjes ndaj raketave, Kupola e Hekurt, duke penguar raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës, në Ashkelon, Izrael, më 10 maj 2023.

Qytetarë në Gazë duke shikuar funeralin e komandantit të Xhihadit Islamik, Ahmed Abu Daqqa, i cili u vra nga një sulm izraelit, më 11 maj 2023.

Gra duke vajtuar gjatë funeralit të komandantit të Xhihadit Islamik, Ahmed Abu Daqqa, në jug të Rripit të Gazës, më 11 maj 2023.

Njerëz duke u mbledhur pranë një ndërtese të dëmtuar, ku u vra komandanti i Xhihadit Islamik, Ali Ghali, nga një sulm izraelit, në Hanin e Jonuzit, në Rripin e Gazës, më 11 maj 2023.