Viktima, shkatërrime e zhvendosje nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit

Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit reagon ndërsa punon me të tjerët për t'i nxjerrë viktimat palestineze nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në sulmet izraelite, në Rafah në Rripin jugor të Gazës, 9 tetor 2023.

Një burrë izraelit duke shikuar nga dritarja e një ndërtese që u godit nga raketat e lëshuara nga Gaza drejt Izraelit, në Ashkelon.

Palestinezët duke u evakuuar nga zona pas një sulmi ajror izraelit në xhaminë Sousi në qytetin e Gazës, më 9 tetor 2023.

Një shtëllungë tymi ngrihet në qiellin e qytetit të Gazës gjatë një sulmi ajror izraelit më 9 tetor 2023. Izraeli goditi pa pushim Rripin e Gazës gjatë natës, ndërsa luftimet me Hamasin vazhduan rreth Rripit të Gazës. Numri i të vdekurve nga lufta kundër militantëve palestinezë u rrit në mbi 1100 njerëz.

Një fotografi nga një martesë shihet në gërmadhat e një ndërtese që u godit me raketat e lëshuara nga Gaza drejt Izraelit, në Ashkelon, Izraeli jugor më 9 tetor 2023.

Palestinezët duke shikuar dëmet pas një sulmi ajror izraelit në xhaminë Sousi në qytetin e Gazës më 9 tetor 2023. Izraeli vazhdoi luftën me luftëtarët e Hamasit edhe më 9 tetor dhe grumbulloi dhjetëra mijëra trupa dhe forca të blinduara rëndë rreth Rripit të Gazës pasi premtoi goditje masive mbi sulmin e papritur të militantëve palestinezë.

Një fotografi e bërë më 9 tetor 2023 tregon një shtëpi të dëmtuar në luftimet midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në qytetin jugor të Sderot pranë kufirit me Gazën.

Një pjesëtar i emergjencave duke shuar zjarrin e shkaktuar nga raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës, n Ashkelon, Izrael, 7 tetor 2023.

Palestinezët duke u larguar pas sulmit ajror izraelit mbi xhaminë Sousi në qytetin Gaza. 

Ushtarët izraelitë duke vëzhguar përreth ndërsa qëndrojnë midis ndërtesave. Dhuna rreth Rripit të Gazës është rritur pas një tërbimi masiv nga infiltrimtarët e armatosur palestinezë, në Sderot, Izraeli jugor, 9 tetor 2023.

Kupolat e shkatërruara të xhamisë Sousi pas sulmit.

Një grua palestineze mban një fëmijë në krahë gjatë evakuimit të banorëve brenda qytetit të Gazës.

Ekipet izraelite të emergjencave duke inspektuar vendin e një sulmi me raketa në qytetin jugor izraelit Ashdod më 9 tetor 2023. 

Një person duke kaluar para ndërtesës së Parlamentit bullgar në Sofje, ku është shfaqur me projektor flamuri i Izraelit, të dielën më 8 tetor 2023, për të treguar mbështetjen për Izraelin pasi  militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.

Një demonstrues rregullon pankartat jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ndërsa turma njerëzish u mblodhën në mbështetje të palestinezëve pasi grupi militant palestinez Hamas filloi një sulm ndaj Izraelit.

Njerëzit vendosin qirinj gjatë një vigjilje për viktimat izraelite në Tempullin Stephen Wise, në Los Anxhelos, Kaliforni.