Llogaridhënia për kontratën e dyshimtë 8.4 milionëshe me Ushtrinë
Your browser doesn’t support HTML5
'Iustitia' sjell episodin e radhës mbi llogaridhënien e përgjegjësve për kontratën e dyshimtë prej 8.4 milionë eurosh me Ushtrinë e Kosovës. Mësoni se pse Ministria e Mbrojtjes dhe Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit, kanë heshtur para dyshimeve të ngritura për falsifikime nga Beni Dona Plast për ta fituar tenderin, se si ka mundësi që prokurorja Merrushe Llugiqi të mbyllë rastin për falsifikim me shënim zyrtar me arsyetimin se lënda po trajtohet nga OSHP, se pse është riinicuar ky rast për t'u hetuar, se pse heshtin përgjegjësit, dhe se çfarë thonë hulumtuesit e prokurimit publik dhe ekspertët e fushës penale. 'Iustitia' është emision që transmetohet çdo dy javë dhe prodhohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Ky emision trasmetohet edhe në RTV21.