Kadare - "një dritë vezulluese në ditët më të errëta të Shqipërisë"

Your browser doesn’t support HTML5

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, u kujtua nga disa prej mediave më të njohura të botës si “gjigant i letërsisë”, romanet e të cilit “ia treguan botës vuajtjet e Shqipërisë”. Udhëheqës në Shqipëri e Kosovë thanë se “shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave”, ndërsa “bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”.