Faltorja që nderon macet në një ishull japonez
Ky objekt për të cilin janë thurur disa legjenda, është një faltore dhe gjendet në një ishulll të vogël të Japonisë. Vizitorët lënë dhurata te kjo faltore për mbrojtëset e pazakonshme të vendit: macet.
Faltorja e Maceve, "Neko Jinja", mitizon macet si engjëj mbrojtës të Tashirojimaas, ku numri i maceve është më i madh sesa ai i banorëve.
Një mace duke ecur përpara tabelave udhëzuese për faltoren e maceve dhe një kafene në ishullin Tashirojima në Ishinomaki, në verilindje të Japonisë.
Legjenda thotë se ishulli dikur ishte i famshëm për industrinë e mëndafshit dhe fermerët mbanin mace, sepse ato do t’i dëbonin minjtë, duke mbrojtur krimbat e mëndafshit nga brejtësit.
Peshkatarët në ishull, gjithashtu, kanë besuar se macet tradicionalisht sjellin fat, duke tërhequr edhe sasi të mëdha peshqish.
Një tjetër legjendë thotë se peshkatarët shikonin sjelljen e maceve për këshilla mbi motin e ardhshëm para se të niseshin për në det.
Megjithatë, një ditë, një peshkatar plagosi aksidentalisht një mace derisa po punonte. Duke u ndier keq për këtë, banorët e ishullit ndërtuan një faltore për macet.
Banorët e ishullit kanë bashkëjetuar prej kohësh me macet. Aktualisht, më shumë se 100 mace jetojnë në Tashirojima, së bashku me rreth 50 njerëz, sipas ueb-faqes së qytetit.
Një turiste përkëdhel një mace pranë faltores në ishullin Tashirojima në Japoni, 18 maj 2024.
Shumica e maceve tashmë janë mësuar me turistët, të cilët mund të shihen duke i përkëdhelur kafshët miqësore gjithandej ishullit.
Disa mace pranë Faltores.
Përgjatë një rruge të asfaltuar të gjatë rreth dy kilometra midis dy porteve të ishullit, macet kujdesen dhe përzihen me macet e tjera.
Dy mace shihen në një strehë të krijuar pranë një kafeneje në ishullin Tashirojima në Ishinomaki, në verilindje të Japonisë, më 18 maj 2024.
Macet duke ecur në portin Odomari në ishullin Tashirojima.