Aigerim ëndërron të bëhet infermiere, të mësojë një gjuhë të re, të ndihmojë me para prindërit e saj dhe më e rëndësishmja: të rrisë tre fëmijët e saj.
Por, gruas kazake i duhet të përfundojë burgimin prej gjashtë vjetësh për pjesëmarrje në grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS). Prandaj, ëndrrat e saj janë të parealizueshme për momentin dhe i ka lënë në pritje.
Aigerim, nuk deshi të tregojë emrin e saj të plotë. Ajo është në mesin e 600 familjarëve të luftëtarëve të IS-it të cilët qeveria e Kazakistanit i ka riatdhesuar nga Siria që nga viti 2019.
Që nga ajo kohë, shumica e tyre janë lejuar të punojnë, studiojnë dhe rindërtojnë jetën e tyre.
Por, jo edhe Aigerim. Duke folur për Radion Evropa e Lirë nga një burg i grave në Kazakistan ajo tha se menjëherë pas kthimit nga kampi i refugjatëve AL-Hawl i Sirisë ajo menjëherë u nda nga fëmijët e saj.
“Ndryshe nga të kthyerit e tjerë, ne nuk u vendosem në qendrën speciale të rehabilitimit”, tha Aigerim.
Your browser doesn’t support HTML5
Ajo rrëfen se pas një kontrolli shëndetësor, autoritetet e kanë marrë në pyetje. Në ato momente ajo nuk e dinte se do të përballej me proces gjyqësor.
Aigerim u akuzua për terrorizëm, përfshirë anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe për rekrutimin e personave tjerë.
Gjykata e dënoi me shtatë vjet e gjysmë burg. Prindërve të Aigerimit iu dha kujdestaria e përkohshme e fëmijëve të saj, mosha e të cilëve është nga katër deri në 10 vjeç.
Aigerim thotë se e kishte pranuar fajësinë para gjykatës.
“Por, ajo që bëra ishte nga injoranca ime. I besova gjërave që dëgjova nga disa njerëz në internet. Unë i pranoj gabimet e mia”, thotë ajo.
Akuzat e Aigerimit u bazuan në vendimin e saj dhe ish-bashkëshortit të saj për t'u zhvendosur në territoret e kontrolluara nga IS-i në Siri në vitin 2015.
“Një mënyrë e re jetese”
Kur ishte në moshën 14 vjeçare interesimi i Aigerim për fenë islame kishte filluar të thellohej më shumë. Në atë kohë ajo kishte vendosur të mbajë hixhabin dhe të vizitonte një xhami lokale.
Nëna e Aigerimit nuk e kishte miratuar mënyrën e saj të re të jetesës, por babai i saj e mbështeti.
Në moshën 16-vjeçare, Aigerim takoi një djalë të ri konservator fetar dhe u martua me të përmes një ceremonie islamike në xhami. Aigerim e la shkollën ndërsa nga martesa e saj lindën dy fëmijë.
Ajo thotë se burri e obligoi të vishte nikabin, që mbulon të gjitha pjesët e trupit, përfshirë fytyrën, dhe e detyroi të ndërpriste kontaktet me prindërit e saj, duke i quajtur ata të pafe.
SHIKONI EDHE: Dokumentari për myslimanët e lumtur kundërshtohet nga aktivistëtNë vitin 2014 ata u ndanë. Disa muaj më vonë, Aigerim filloi bisedën me një burrë uzbek në rrjetet sociale.
Burri i propozoi asaj martesë dhe i tha se do t’i ofronte një jetë të sigurt për të dhe fëmijët e saj.
Burri i ri i Aigerimit i tha asaj se ata duhet të jetojnë në të ashtuquajturin kalifat në pjesët e kontrolluara nga IS-i në Siri. Aigerim pranon se ka shkuar në Siri me vullnetin e saj të lirë.
"Ai tha se situata është e mirë atje, është një vend mysliman, gjithçka është hallall dhe unë rashë dakord të shkoja", tha Aigerim.
“Ishte viti 2015. Ne e kaluam kufirin (turko-sirian) shumë lehtë, së bashku me shumë familje të tjera, të gjithë të huaj”, thotë ajo.
Kur shkuan atje, Aigerim e zbuloi se burri i saj kishte kohë që punonte për IS-in duke rekrutuar anëtarë të rinj nga Azia Qendrore.
Aigerim nuk tha nëse ky fakt e shqetësonte. Por, ajo ishte zemëruar kur e zbuloi se burri i saj kishte një grua tjetër, të cilën ai gjithashtu planifikonte ta dërgonte në Siri.
SHIKONI EDHE: Një mbështetëse e IS-it “me rrënjë kosovare” arrestohet në ItaliAigerim filloi të ndjehej e ”izoluar dhe e vetmuar”. Si zgjidhje, ajo i kishte kërkuar motrës së saj që jetonte në Kazakistan t’i bashkohej asaj në Siri. Motra e saj u arrestua nga autoritetet kazake para se të lëshonte vendin.
Pikërisht kërkesa që i kishte bërë motrës së saj për të shkuar në Siri ishte provë që Aigerim të akuzohej për "rekrutim" të anëtarëve të IS-it.
Aigerim thotë se gjatë qëndrimit në Siri, ajo u nda me burrin e saj dhe u divorcua nga një gjykatë e IS-it. Në atë kohë ajo ishte shtatzënë ndërsa IS-i e transferoi në një konvikt për gratë e veja dhe beqare. Aty, ajo e kishte lindur fëmijën e saj të tretë.
Më pas, Aigerim u martua me një burrë tjetër që ishte një luftëtar i IS-it nga Turqia.
Ajo e përshkroi atë si të zhgënjyer dhe të penduar që iu bashkua IS-it dhe se kishte planifikuar të arratisej.
Por, ai u vra gjatë një sulmi ajror në vitin 2019, periudhë kjo në të cilën IS-i ishte në prag të kolapsit.
Aigerim dhe fëmijët e saj kaluan disa muaj të tjerë në Siri, duke përjetuar uri dhe sëmundje përpara se të arrestoheshin nga forcat kurde dhe të vendoseshin në kampin në Al-Hawl.
E ardhme më e mirë
Pjesën më të madhe të kohës në burg Aigerim e kalon duke lexuar në bibliotekë. Ajo është regjistruar edhe në një shkollë në burg.
Si pjesë e një programi deradikalizimi për të kthyerit nga Siria, Aigerim mbanë takime të rregullta me teologë, psikologë dhe specialistë të tjerë të caktuar nga Qeveria.
Ajo u shkruan prindërve dhe fëmijëve të saj dhe bën plane për një të ardhme më të mirë për familjen.
Është optimiste për të ardhmen e saj dhe thotë se jeta e saj do të përbëhet nga puna dhe studimi.
SHIKONI EDHE: Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit, thotë HRWKazakistani ka riatdhesuar 607 gra dhe fëmijë nga Siria dhe 14 fëmijë të tjerë nga Iraku.
Ky vend i Azisë Qendrore po bën përpjekje që të riatdhesojë edhe shtetasit tjerë që gjenden në kampet siriane. Ende nuk dihet numri i saktë.
Kazakistani, kryesisht mysliman, është vlerësuar lartë për përpjekjet që të rehabilitojë gratë dhe fëmijët e traumatizuar dhe për t'i ndihmuar ata të riintegrohen në shoqëri.
Shumë kazakë kanë dyshime dhe e shohin si kërcënim kthimin e familjarëve të pjesëtarëve të IS-it në Kazakistan. Ata nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për t’i riatdhesuar.
Por, shumë të kthyer, përfshirë Aigerim thonë se riatdhesimi është një mundësi për një jetë të dytë.
Përgatiti: Kestrin Kumnova