Iranianët vajtojnë për komandantin e vrarë
Disa persona duke bartur arkivolin e komandantit të forcave elite të Iranit, Qasem Soleimani nëpër rrugët e Teheranit. Dhjetëra rrugë janë mbyllur për shkak të qindra personave që kanë dalë në rrugë.
Qindra mijëra persona të mbledhur në Sheshin e Revolucionit, tri ditë pasi Soleimani është vrarë në rrugë drejt aeroportit të Bagdadit. Kortezhi i funeralit të Soleimantit është thënë se ka qenë më i madhi në Iran prej vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.
Në një moment të rrallë, Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është parë duke qarë, teksa ka drejtuar besimtarët tek arkivoli i Soleimanit.
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidenti iranian, Hasan Rohani shihen duke u lutur afër arkivolit të komandantit Soleimani dhe komandantit të milicisë irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis, i cili është vrarë po ashtu në sulmin ajror të 3 janarit.
Lideri i ri i forcave elite iraniane, gjenerali, Ismail Qaani, është parë duke qarë mbi arkivolin e paraardhësit të tij, Qasem Soleimani.
Televizioni shtetëror iranian ka shfaqur disa pamje të karvanit të njerëzve që kanë nderuar komandantin e vrarë.
Pjesëmarrësit shihen duke dëgjuar vajzën e komandantit të vrarë, Zeinab Soleimani. Ajo i ka thënë turmës se Irani do të hakmerret për vrasjen e babait të saj, duke thënë se vrasja do të sjellë "ditë të zezë" për Shtetet e Bashkuara.
Disa gra shihen duke bartur fotografinë e gjeneralit, Soleimani.
Arkivoli i gjeneralit Soleimanit dhe të të tjerëve që janë vrarë në Irak më 3 janar nga sulmi amerikan me dron.
Flamujt amerikanë dhe ata izraelitë shihen duke u djegur në ceremoninë e funeralit të Soleimanit.
Iranianët duke bartur arkivolet e rreme me fotografi të presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Shtetasit iranianë duke bartuar një mbishkrim, në të cilin thuhej se "hakmarrja e ashpër është në rrugë e sipër".
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh nga Rripi i Gazës ka udhëtuar në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Soleimanit. Si lider i forcave elite iraniane, Soleimani ka pasur shumë ndikim në Lindjen e Mesme.
Zëvendës-ministri i Jashtëm sirian, Faisal Miqdad (i dyti majtas) ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në kryeqytetin sirian, Damask. Forcat elite kurde kanë rritur mbështetjen për presidentin sirian, kur ai ishte afër humbjes.
Një mbështetës i rebelëve huthi në Sada të Jemenit, duke bartur një fotografi të Soleimanit në rrobat e tij.
Para ceremonisë së funeralit të Soleimanit, Teherani dhe Uashingtoni janë përfshirë në një retorikë tensionuese, ndonëse liderët botërorë kanë bërë thirrje për qetësi pas vrasjeve të 3 janarit.