Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, valën e sëmundjes që ka goditur qindra nxënëse nëpër të gjitha shkollat në Iran gjatë katër muajve të fundit, e ka quajtur "krim të pafalshëm" dhe është zotuar se përgjegjësit do të "ndëshkohen rëndë".
Sëmundja, e cila dyshohet se është "helmim i lehtë", nga e cila janë shtruar në spitale shumë nxënëse iraniane, ngjalli zemërimin e publikut për dështimin e autoriteteve për të identifikuar shkakun e saj.
"Autoritetet duhet ta ndjekin seriozisht çështjen e helmimit të studenteve", cituan mediat shtetërore të ketë thënë Khamenein, më 6 mars.
Lideri suprem nuk e kishte përdorur më parë publikisht fjalën “helmuar” për të përshkruar atë që po ndodhte.
Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.
SHIKONI EDHE:
Gjermania kërkon hetim për helmimet e raportuara të vajzave në shkollat iraniane UNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkollaMë 3 mars, Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje për Iranin për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize në rritje, pas sëmundjes misterioze që ka shtruar dhjetëra nxënës shkollash nëpër spitale.
Gjermania dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për këto raportime.