Irani ka zhvilluar një raketë lundrimi me rreze 1.650 kilometra, ka thënë një komandant i Gardës Revolucionare të këtij shteti.
Diçka e tillë pritet të rrisë shqetësimet e Perëndimit, pas përdorimit të dronëve iranianë nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë, të nisur një vit më parë.
SHIKONI EDHE: Dronët kamikazë që terrorizojnë qytetet e UkrainësNdaras, Amirali Hajizadeh, udhëheqës i forcës ajrore të Gardës Revolucionare, ka përsëritur kërcënimet për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, duke thënë se “jemi duke synuar vrasjen e (ish-presidentit amerikan, Donald) Trump.
“Raketa jonë e lundrimit me rreze 1.650 është shtuar në arsenalin e raketave të Republikës Islamike të Iranit”, ka thënë Hajizadeh për televizionin shtetëror.
Ky televizion e ka transmetuar edhe atë që është thënë të jetë pamja e parë e raketës së re Paveh.
Hajizadeh ka thënë se Irani nuk ka synuar vrasjen e “ushtarëve të shkretë” kur e ka nisur sulmin me raketë balistike ndaj forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak, pak pas vrasjes se Soleimanit me dronë amerikan në Bagdad, më 2020.
SHIKONI EDHE: Sulmi ajror i Iranit la me dëmtime traumatike në tru 34 ushtarë amerikanë“Me dëshirën e Zotit, ne jemi duke synuar vrasjen e Trumpit. (Ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike) Pompeos dhe komandantë ushtarakë që e kanë dhënë urdhrin për vrasjen e Soleimanit”, ka thënë mes tjerash Hajizadeh.
Liderët iranianë shpesh zotohen për hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit në nivelet më të larta.
Irani e ka zgjeruar programin e tij raketor, sidomos atë të raketave balistike, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane.
Teherani deklaron se sistemin raketor e zhvillon vetëm për qëllime të mbrojtjes.