Irani thotë se siguruar teknologji për raketa supersonike

Flamuri i Iranit. Fotografi ilustruese.

Irani ka siguruar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e raketave lundruese supersonike.

Kjo teknologji është ende në fazën e testimit, raportoi më 9 gusht agjenci iraniane e lajmeve, Tasnim.

Njoftimi vjen në kohën e rritjes së tensioneve në Gjirin Persik me Shtetet e Bashkuara dhe pasi javën e kaluar u zbuluan anije të reja të pajisura me raketa me rreze veprimi prej 600 kilometrash.

“Kjo raketë, që është raketë e gjeneratës së re të raketave lundruese të prodhimit iranian, aktualisht po testohet dhe do të jetë një kapitull i ri në fuqinë mbrojtëse të Iranit”, raportoi Tasnim.

SHIKONI EDHE: Mes tensioneve me SHBA-në, Irani prezanton raketë të re

Shpejtësia e raketave supersonike tejkalon atë të zërit apo mesatarisht prej 3.701 kilometrash në orë.

Ndërkaq, në qershor të këtij viti, Irani pretendoi se ka krijuar një raketë hipersonike, që tha se është e aftë të mposhtë mbrojtjet ajrore dhe të fluturojë me shpejtësi 15 herë më të madhe sesa ajo e zërit.