Në Iran vazhdojnë protestat pas rrëzimit të aeroplanit
Protestuesit anti-qeveritarë në Teheran, sipas postimeve në mediat sociale, thërrasin parulla kundër udhëheqjes iraniane - 13 janar, 2020.
Studentët iranianë të Universitetit Amir Kabir duke shprehur ngushëllime për viktimat e rrëzimit të fluturimit ukrainas, PS752. Ushtria iraniane tha se avioni i pasagjerëve u qëllua "pa dashje" nga forcat e mbrojtjes ajrore, të cilat ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi me raketa balistike kundër forcave amerikane në Irak.
Protestuesit nuk i shkelin flamujt e SHBA-së dhe të Izraelit në kampusin e Universitetit Beheshti. Vetëm disa ditë më herët, turma të tjera i kanë djegur këta flamuj për shkak të vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së.
Një protestues shkel një poster të komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani, në Teheran më 12 janar.
Forcat e sigurisë qëndrojnë roje përpara ambasadës britanike në Teheran, më 12 janar. Ambasadori britanik u arrestua për pak kohë, nën dyshimet për pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme.
Protestues anti-qeveritarë para stacionit të metrosë Ostad Moein në Teheran.
Policia iraniane përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve anti-qeveritarë më 11 janar në Teheran.
Një tubim përpara Universitetit Sharif të Teheranit, më 11 janar. Mediat iraniane raportojnë se 14 nga viktimat e aeroplanit ukrainas kanë qenë të diplomuar në këtë universitet.
Protestuesit në Universitetin Sharif në Teheran janë dëgjuar duke brohoritur: "Udhëheqësi ynë është injorant dhe një burim turpi".
Protestues para Universitetit Sharif në Teheran.
Tek Universiteti Amir Kabir në Teheran...
Tek Universiteti Amir Kabir në Teheran...
Protestuesit thirrin slogane anti-qeveritare.
Përkujtim për viktimat në qytetin Sari.
Teheran...