Iran: Brenda burgut famëkeq Evin

Korridori brenda burgut Evin të Tehranit shihet në një foto e publikuar më 16 tetor nga agjencia iraniane e lajmeve, Mizan, pas dhunës vdekjeprurëse në objekt.

Flaka dhe tymi që dilnin nga burgu Evin i Teheranit, u panë në disa video online që u publikuan më 15 tetor. Në këto video dëgjoheshin të shtëna armësh dhe shpërthime në zonën e burgut.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare, pas vdekjes së Mahsa Aminit në shtator. Ajo ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit, apo të shamisë së kokës dhe vdiq në spital tri ditë më vonë.

Një dhomë e dëmtuar nga zjarri brenda burgut të Evinit, më 16 tetor.

Të paktën tetë persona thuhet se vdiqën gjatë dhunës në objekt. Është e paqartë nëse zjarri i burgut lidhet me trazirat e shkaktuara nga vdekja e Aminit.

Dëmtime nga zjarri në pjesën e jashtme të burgut.

Një gazetari të Radios Evropa e Lirë iu tha se një trazirë filloi në një repart të burgut ku mbahen të burgosurit politikë. Qindra njerëz të arrestuar për pjesëmarrje në protestat anti-qeveritare ishin dërguar në burg përpara se të shpërthente zjarri.


 

Dëmtime në shkallët, me sa duket, afër murit të jashtëm të burgut Evin. Objekti është i njohur për abuzime të mirëdokumentuara dhe ekzekutime në vend.

Një posteri i yllit argjentinas të futbollit, Lionel Messi, shihet brenda burgut Evin, më 16 tetor.

Kjo foto dhe shumica e të tjerave në këtë fotogaleri janë publikuar nga agjencia e lajmeve, Mizan, e cila është në linjë me politikat e Iranit.
 

Një fotografi e vitit 2009, ku shihet hyrja në burgun e Evinit.

Imazhet brenda burgut janë të rralla dhe fotografimi është i ndaluar në zonën përreth. Në vitin 2003 fotoreporterja Zahra Kazemi u arrestua pasi po fotografonte para burgut. Ajo vdiq më vonë në paraburgim.

Dëmet nga zjarri janë parë brenda burgut Evin, më 16 tetor.

Guvernatori i Teheranit, Mohsen Mansuri, tha se zjarri ishte shkaktuar nga "një përleshje mes disa të burgosurve". Ky pretendim u kundërshtua gjerësisht në mediat sociale iraniane, por mes kufizimeve në internet, shumë detaje rreth dhunës vdekjeprurëse mbeten të paqarta.


 

Një zjarrfikëse e fotografuar jashtë hyrjes së burgut Evin, më 16 tetor.

Mes trazirave masive në të gjithë Iranin pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim, fotot brenda burgut famëkeq Evin në Tehran tregojnë dëmtimet nga zjarri.