Osmani: Shoh vullnet politik në BE për mosbllokimin e procesit të vizave
Your browser doesn’t support HTML5
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është “optimiste” dhe e “kujdesshme” lidhur me takimin e 13 tetorit në Bashkimin Evropian, kur do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo shtoi se ka një vullnet politik të shteteve anëtare të BE-së që ky proces të mos bllokohet. Në këtë intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Osmani foli dhe për dialogun me Serbinë, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sa i përket pronës së Manastirit të Deçanit.