India nis me sukses misionin e saj të parë drejt Diellit

Anija kozmike Aditya-L1, duke u nisur drejt Diellit.

India e ka nisur me sukses misionin e saj të parë vëzhgues drejt Diellit, vetëm disa ditë pasi ky shtet ka hyrë në histori si i pari që është ulur afër polit jugor të Hënës.

Anija kozmike Aditya-L1 është nisur nga Sriharikota në orët e hershme të së shtunës.

Ajo do të udhëtojë 1.5 milion kilometra nga Toka, distancë që përbën vetëm 1 për qind të largësisë mes Tokës dhe Diellit.

Agjencisë Hapësinore të Indisë do t’i duhen katër muaj për ta përshkuar atë rrugë.

Misioni i parë indian për ta studiuar objektin më të madh të sistemit diellor, e ka marrë emrin sipas Surya – që në gjuhën hinduse do të thotë Diell, i cili njihet edhe ai Aditya.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pika Lagrange, ku mëton të arrijë misioni indian, është vend ky forcat gravitacionale të dy objekteve të mëdha – në këtë rast Tokës dhe Diellit – e anulojnë njëra-tjetrës, duke ia mundësuar anijes kozmike qëndrimin “pezull”.

Kjo nënkupton që sateliti do të ketë nevojë për shumë pak naftë që të mund të operojë.

Anija kozmike do të duhet të udhëtojë disa herë rreth Tokës, para se të niset drejt pikës kritike.

Prej atij pozicioni, shkencëtarët do të mund ta shohin Diellin vazhdimisht – edhe kur fshihet në Tokë gjatë eklipsit – dhe të kryejnë hulumtime.

Autoritetet indiane nuk kanë treguar sa do të kushtojë misioni, mirëpo sipas disa raportimeve në shtypin indian, shifrat mund të arrijnë në 46 milionë dollarë.