Vala vdekjeprurëse e pandemisë në Indi

Kjo grua ngushëllohet nga një i afërm i saj, pasi bashkëshorti i vdiq nga koronavirusi. Amedabad, Indi, 26 prill, 2021. 
 

Këta persona qëndrojnë pranë trupit të pajetë të një personi që vdiq nga koronavirusi. Në Nju Delhi, janë ngritur disa krematoriume të improvizuara, ku po digjen trupat e pajetë të pacientëve me COVID-19. Nju Delhi, Indi, 26 prill, 2021. 


 

Spitalet në Indi kanë mungesë të oksigjenit. Banorët po kërkojnë nëpër rrjete sociale oksigjen për familjarët e tyre. Ekspertët thonë se gjendja më e rënduar paraqitet në spitalet e vogla, të cilat nuk kanë oksigjen qendror, por përdorin cilindra të oksigjenit. 

Krematorium i improvizuar në Nju Delhi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India ka regjistruar mbi 197 mijë viktima, që prej fillimit të pandemisë. 



Për shkak të mungesës së shtretërve, në shtetin Srinagar të Indisë, më 27 prill, kjo palestër po bëhet gati të shndërrohet në spital të improvizuar për pacientët me COVID-19. 



Punëtorët shëndetësorë sjellin trupin e pajetë të një viktime nga koronavirusi, në këtë krematorium të improvizuar. Nju Dehli, 26 prill, 2021. 

Ky person vrapon përmes flakëve të një krematoriumi në Nju Delhi më 26 prill, 2021. 



Ky pacient po dërgohet për trajtim në një spital në Ahmedabad më 26 prill. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi më 26 prill se është duke dërguar ekipe shtesë, për ta ndihmuar Indinë që ta përballojë këtë krizë shëndetësore. 


 

Ky person në Nju Delhi qëndron pranë disa trupave të pajetë, që janë sjellë në një krematorium më 26 prill. 



Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, por edhe paraqitjes së një varianti të ri në Indi të koronavirusit, autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Kjo fotografi është bërë në një qendër vaksinimi në Mumbai më 26 prill, ku po përdoren vaksinat COVISHIELD, që janë doza të vaksinës së AstraZenecas, që prodhohen në Indi.