Imazhe rrëqethëse nga zjarret në Los Anxhelos

  • Reuters

Mbeturinat e ndërtesave të djegura nga zjarri në Altadena, Kaliforni, SHBA, 10 janar 2025. 

Shkallët e një shtëpie të djegur e të rrënuar ndërsa erërat e fuqishme përhapin edhe më shumë zjarret shkatërruese në zonën e Los Anxhelosit detyruan njerëzit të evakuohen, në perëndim të Los Anxhelosit.

Një pamje nga lart tregon shtëpitë e shkatërruara nga zjarri në një lagje në Los Anxhelos.

Një grua duke shikuar kutinë postare të shtëpisë ku u rrit dhe ku jetonte nëna e saj, pasi u shkatërrua nga zjarri.

Një zjarrfikës qëndron ulur në një karrige mes mbetjeve të një ndërtese të djegur përgjatë autostradës së Bregut të Paqësorit në Malibu, Kaliforni. 

Një burrë duke shikuar strukturat e djegura të rrafshuara me tokë nga zjarri pranë bregut të detit.  

Dy burra duke kërkuar nëpër rrënojat e shtëpive të djegura. 

Automjete të bëra shkrumb nga zjarri në një parking në  Altadena. 

Autoritetet kanë evidentuar së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen.

Sipas zyrtarëve, deri tani mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar.

Zjarret në Los Anxhelos mund të rezultojnë si më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së.

Sipas një vlerësimi paraprak të mediumit AccuWeather, vlera e dëmeve mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë.
 

Një shkallë ka mbetur ende në këmbë mes rrënojave të një strukture të djegur në Malibu, Kaliforni.

Një lagje me shtëpi të djegura pranë bregdetit në Los Anxhelos.

Auditoriumi i Shkollës së Mesme "Eliot Arts Magnet" i shkatërruar nga zjarri që e përfshiu Altadenan, Kaliforni, SHBA, në janar 2025.

Një pamje e përgjithshme e shtëpive dhe pemëve të djegura nga zjarri që ka kapluar Los Anxhelosin.