Shkatërrimi i Vinicijas, qytetit historik të Ukrainës

Një qendër tregtare, sallë dasmash dhe një studio vallëzimi u goditën nga raketat ruse. Qyteti është qindra kilometra larg vijës së frontit dhe ka shërbyer si qendër për ndihmë humanitare.

Vinicija është selia e forcave ajrore të Ukrainës, por zyrtarët ukrainas thanë se asnjë objekt ushtarak nuk u godit.

Një trup është nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit. Sulmi ndodhi në kohën kur zyrtarët e Bashkimit Evropian u mblodhën në Hagë për të diskutuar lidhur me krimet e luftës në Ukrainë.

Një ndërtesë nëntëkatëshe e shkatërruar. Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu nga sulmi.

Njollat ​​e gjakut shihen në një makinë të dëmtuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin si "një akt të hapur terrorizmi".

Ky imazh tronditës është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar zemërim në mbarë botën. Imazhi tregon trupin e pajetë të 4-vjeçares Liza Dmitriyeva.
 

Nëna e 4-vjeçares së vrarë, Iryna, humbi njërën këmbë dhe është në koma. Ky imazh grafik, i siguruar nga Shërbimet e Urgjencës ukrainase, dokumenton lëndimin e tmerrshëm.

Bashkimi Evropian e dënoi fuqishëm sulmin si një "mizori" dhe tha se ai është "më i fundit në një seri të gjatë sulmesh brutale që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile".

Copat e një rakete të përdorur në sulm.

Historia e qytetit Vinicija daton nga mesjeta. Qyteti, para luftës kishte një popullsi prej rreth 370.000 banorësh.

Rusia mohon të ketë sulmuar qëllimisht civilët, pavarësisht dëshmive të konsiderueshme me video dhe foto që tregojnë të kundërtën dhe shkatërrimin e gjerë të qyteteve të Ukrainës.


 

Puna e ekipeve të shpëtimit vazhdoi më 15 korrik, pas sulmit rus me raketa një ditë më parë në qytetin ukrainas Vinicija që vrau të paktën 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë, dhe la shumë të tjerë të pagjetur. Këto pamje kanë shkaktuar zemërim në mbarë botën. (Përgatiti: Erjonë Popova)