Zemërthyer e të përlotur: Të afërmit nderojnë të vrarët në Ukrainë

Një grua prek fotografinë e djalit të saj të rënë në luftë për Ukrainën, në Murin e Kujtesës gjatë një ceremonie për shënimin e Ditës së Vullnetarit të Ukrainës, Kiev më 14 mars.
 

Kjo datë u vendos në vitin 2017 nga Parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, për të nderuar guximin dhe heroizmin e mbrojtësve të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Priftërinjtë ortodoksë mbajtën një ceremoni të veçantë për të afërmit, miqtë dhe kolegët e të vrarëve si pjesë e përkujtimit.

Të afërmit që qanin, nderuan të dashurit e tyre të rënë, fotografitë e të cilëve janë vendosur në Murin e Kujtesës. 

Anatoliy, 68 vjeç, mban portretin e djalit të tij Yuriy 26-vjeçar, i cili u vra duke luftuar kundër forcave pushtuese ruse.

Një ushtar duke fshirë lotët ndërsa qëndron ulur pranë burrit që po mban fotografinë e djalit të tij të rënë.

Dy gra duke qarë teksa kalojnë pranë Murit të Kujtesës në Kiev.

Disa sollën lule për t'i nderuar të rënët...

Një ushtar ukrainas përqafon një grua që po i bënte nderimet e saj.

Kupolat e arta të Katedrales së Shën Mëhillit shihen prapa Murit të Kujtesës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi në kanalin e tij Telegram: "Ukraina do t'i kujtojë gjithmonë të gjithë heronjtë e saj që dhanë jetën për liri".

Ukrainasit bënë homazhe për ushtarët e rënë në mbrojtje të vendit, fotografitë e të cilëve janë vendosur në Murin e Kujtesës në Kiev më 14 mars, për të përkujtuar Ditën e Vullnetarit të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)