Pakti Molotov-Ribbentrop mbush 75 vjet

Ministri i jashtëm gjerman, Joachim von Ribbentrop (majtas), lideri sovjetik Josef Stalin dhe ministri i jashtëm sovjetik, Vyacheslav Molotov (djathtas), takohen në Kremlin më 23 gusht 1939 për të nënshkruar paktin.

Molotov nënshkruan marrëveshjen. Për Bashkimin Sovjetik, pakti ofroi kohë për ta rindërtuar ushtrinë e vet, para se të fillonte ajo që cilësohej si luftë e pashmangshme.

 

Von Ribbentrop përshëndetet me Stalinin pas nënshkrimit të marrëveshjes. 

Faqja e fundit në gjuhën gjermane e protokollit të fshehtë, qe e ndau Evropën qendrore dhe atë lindore në "sfera ndikimi".

Dokumenti i njejtë në rusishte.

Kjo hartë u publikua nga “Izvestiya” më 18 shtator 1939. Në të shihet vija e demarkacionit sipas paktit Molotov-Ribbentrop. 

Trupat gjermane dhe sovjetike takohen te vija e demarkacionit, afër atij që njihej si "Kufiri i Paqes", në shtator të vitit 1939. 

Komisari sovjetik Borovensky takohet me oficerët gjermanë për të diskutuar ndarjen e Polonisë ndërmjet dy armatave në qytetin e pushtuar Brest – Litovsk (qyteti sot njihet vetëm si Brest).

Ushtarët gjermanë dhe sovjetikë në Brest, 22 shtator 1939. 

Një perspektivë britanike mbi paktin e nënshkruar në një karikaturë të publikuar nga Daid Low, në gazetën “Evening Standard”, më 20 shtator 1939.

Part of the Molotov-Ribbentrop Pact published in the Soviet newspaper "Pravda" on September 28, 1939

Stalini dhe von Ribbentrop në faqen e parë të gazetës  "Newsweek", 9 tetor 1939.

Molotov (majtas) në Berlin më 14 nëntor 1940. Pakti i nënshkruar mbeti në fuqi deri kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1941.