HIMARS arrin në Ukrainë

Sistemi i raketave HIMARS, që SHBA-ja i ka dërguar në Ukrainë. Fotografi nga arkivi.

Kievi njoftoi ardhjen e sistemeve të para të armëve me rreze të gjatë, të dhuara prej SHBA-së, që Ukraina ka pritur prej muajsh.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha më 23 qershor se Sistemet e armëve të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, janë tani në Ukrainë.

Lexoni edhe këtë: HIMARS: Sistemi raketor i SHBA-së që do të dërgohet në Ukrainë

Ai shprehu falënderimet e tij për Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, “për këto mjete të fuqishme”.

Nuk dihet ende se kur raketat HIMARS kanë arritur në vend ose nëse këto armë po përdoren tashmë në vijën e frontit.

HIMARS është një sistem i shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) i zhvilluar për ushtrinë amerikane në vitet 1970.

Lexoni edhe këtë:

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e UkrainësSHBA do të ndihmojë Ukrainën me armatim me rreth një miliard dollarë

Një zyrtar rajonal ukrainas tha më herët se forcat ruse pushtuan dy vendbanime në jug të qytetit kyç të Lysychansk në Donbas, ndërsa ata po ecnin përpara me një ofensivë.

Performanca e përmirësuar ushtarake e Rusisë në zonën e Lysychansk dhe në qytetin binjak, Severodonjeck, ka të ngjarë të jetë si rezultat i përforcimit të trupave dhe përdorimit të artilerisë së rëndë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe më 23 qershor, në buletinin e saj të përditshëm të inteligjencës.