Havai në flakë

Njerëzit duke shikuar tymin dhe flakët që përhapen në Front Street, në qendër të qytetit Lahaina, Maui, të martën, më 8 gusht 2023.

Zyrtarët e Mauit thanë se një zjarr në qytetin historik ka djegur pjesë të një prej zonave turistike më të njohura në Havai.

Të paktën 16 rrugë u mbyllën, aeroporti i Mauit ishte i hapur pasi linjat ajrore ulën tarifat dhe ofruan përjashtime për t'i larguar njerëzit nga ishulli.

Një pamje nga ajri e një pjese të qytetit Lahaina më 9 gusht 2023. Zyrtarët thanë se njerëz të dëshpëruar po hidheshin në oqean për t'i shpëtuar zjarrit që përhapej me shpejtësi, raporton Reuters.

Banorja e Havait, Steff Baku-Kirkman, reagon pasi kuptoi se kafshët shtëpiake dhe shtëpia e saj u shkatërruan nga zjarri në Lahaina, Kahului.

Tym pranë një prej porteve në Lahaina, Havai, 9 gusht

Varkat e djegura në një vijë bregdetare të shkatërruar nga zjarri që u përhap shpejt i ndihmuar nga erërat e një stuhie të largët dhe shkatërroi qytetin e Lahaina në Maui, Havai.

Tym mbi një nga shtëpitë në Lahainan e Vjetër m 9 gusht.

Zjarret u ndezën nga erërat e forta që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë.

Shkaku i zjarrit në Maui ende nuk është përcaktuar, por Shërbimi Kombëtar i Motit tha se përhapja e shpejtë u shkaktua nga disa faktorë si bimët e thata, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

Më shumë se 11.000 njerëz janë evakuuar nga Maui, tha Ed Sniffen i Departamentit të Transportit të Havait të mërkurën vonë.

Sipërfaqe të kapluara nga zjarri në ishullin Maui.

Situata në Havai solli në mendje skenat shkatërruese nga zjarret nëpër vende të tjera të botës këtë verë.

Një zjarr në ishullin Maui në Havai, 9 gusht.

Zjarret e shkaktuara nga nxehtësia rekorde detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës. Gjithashtu, edhe Kanadaja perëndimore e pësoi nga zjarre jashtëzakonisht të rënda.

Një punonjës i një varke me qira, Dustin Johnson, pasi u largua nga zjarret në Maui.