Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris i ka prezantuar të shtunën objektivat amerikane pasi të përfundojë konflikti Izrael-Hamas, duke theksuar se populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës.
Hamasi është grup palestinez, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Harris i ka bërë këto deklarata në një samit për klimën, që po mbahet në Dubai, me kërkesë të presidentit amerikan, Joe Biden, teksa ai mbetet i fokusuar në luftën Izrael-Hamas.
Në bisedimet me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi of Egypt, Harris ka thënë se “nën asnjë rrethanë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë rilokim të sforcuar të palestinezëve nga Gaza apo Bregu Perëndimor, apo rishkrim të kufijve të Gazës”, ka thënë Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.
SHIKONI EDHE: Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinezAjo ka thënë, po ashtu, se pasi të përfundojë lufta, përpjekjet për rindërtim duhet të jenë në kontekst të “një vizioni të qartë politik për popullin palestinez drejt një shteti të udhëhequr prej një Autoriteti të ringjallur Palestinez, që do ta ketë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shteteve në rajon”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
“Nënpresidentja e ka bërë të qartë se Hamasi nuk mund ta kontrollojë Gazën, e cila është e paqëndrueshme për sigurinë e Izraelit, për sigurinë e popullit palestinez dhe sigurinë rajonale”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Autoriteti Palestinez, i përkrahur prej Perëndimit, udhëheq disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Hamasi e ka marrë kontrollin e Gazës më 2007, prej presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmouad Abbas - i cili vjen prej partisë Fatah - dhe e drejton enklavën qysh atëherë.
Izraeli është duke kryer bombardime vdekjeprurëse në Gazë, për të dytën ditë me radhë, pas një jave të armëpushimit me Hamasin, pavarësisht thirrjeve për zgjatje të kësaj mase.
Përgjatë një sulmi të pashembullt më 7 tetor, luftëtarët e Hamasit kanë hyrë në Izrael, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i kanë kidnapuar rreth 240 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.
SHIKONI EDHE: Izraeli bombardon Gazën pas prishjes së armëpushimit
Izraeli është zotuar se do ta eliminojë Hamasin dhe si përgjigje ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore.
Sipas autoriteteve palestineze, si pasojë e sulmeve janë vrarë mbi 15.000 palestinezë në Gazë