I shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe liruar nga të gjitha aktakuzat për krime lufte, Ramush Haradinaj është kthyer të enjten në Prishtinë ku është pritur me nderime të larta shtetërore dhe nga një numër i madh qytetarësh.
Haradinaj është kthyer në Prishtinë përmes një linje direkte nga Haga me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës.
Në Aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe familjarë e të afërm.
Pas zbritjes nga aeroplani, Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Haradinajn e pritën edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të mbledhur si tek Aeroporti, ashtu edhe në qendër të Prishtinës, ku ai iu drejtua edhe me një fjalim përshëndetës.
Në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi e Haradinaj janë prononcuar së bashku ku ata vlerësuan se vendimi i Tribunalit të Hagës ishte dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së.
Lirimi i Haradinajt, tha kryeministri Thaçi, është lajm i mirë për familjen, qytetarët dhe Kosovën, por edhe për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pafajësia e Haradinajt, vijoi Thaçi, është plotësim i festës së flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Është një lajm i gëzuar. Është një lajm që i takon dhe që ndërlidhet drejtpërdrejtë me luftën e pastër dhe të drejtë që kemi zhvilluar si Ushtri Çlirimtare e Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Në anën tjetër, Haradinaj ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen dhe ndihmën e ofruar gjatë gjykimit në Hagë. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka jetuar me Kosovën, gëzimet dhe hallet e saj.
“Edhe pse në një proces të gjatë unë kam jetuar me ju me vendin. Jam gëzuar për të arriturat, për fitoret. Jam mërzitur për vështirësitë, për sfidat. Por, sot jam i gëzuar që drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se rruga jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe po ashtu na mundëson që edhe rruga para nesh do të jetë e mirë dhe ne do të mundemi së bashku t’i tejkalojmë sfidat që na presin”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në Aeroportin e Prishtinës pas kthimit nga Haga.
Pas një vizite në familjen e tij në Prishtinë, Ramush Haradinaj i është drejtuar edhe masës së njerëzve të tubuar në qendër të Prishtinës.
“Duhet të rritet kualiteti i qeverisjes në vend. Menaxhimin më të mirë me mundësitë që ka Kosova me resurset, që ta rrisim nivelin e demokracisë në vend. Do të punojmë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, pra për një shoqëri evropiane dhe në NATO”, ka thënë Haradinaj para masës së tubuar në qendër të Prishtinës.
Për nder të kthimit të tij në Kosovë, janë ndezur fishekzjarre dhe organizuar manifestime.
Kurse një fjalim interesant para publikut ka mbajtur edhe avokati i Ramush Haradinajt në procesin e Hagës, britaniku Ben Emerson, i cili përsëriti kërkesën e tij për ish-kryeprokuroren e Tribunalit Carla del Ponte.
“Kam kërkuar nga Carla del Ponte që sot t’u kërkojë falje Ramushit dhe Kosovës”, tha Emerson.
"Por", vijoi ai, "del Ponte nuk ka kërkuar falje vetëm ka qeshur. Kurse unë i them asaj se kjo nuk është për të qeshur”, tha Emerson.
Tribunali i Hagës ka zhvilluar procesin e dytë, kësaj radhe të pjesshëm ndaj Ramush Haradinajt dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lahi Ibrahimaj e Idriz Balaj të cilët i ka shpallur të pafajshëm dhe liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Hagë: Haradinaj, Balaj e Brahimaj, të pafajshëm
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.
Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.
Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patën liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.
Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.
Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.
Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj e të tjerët vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.
Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.