Hapja e Kampionatit Evropian të futbollit përmes fotografive
Pamje e përgjithshme brenda stadiumit Allianz Arena në Munih, Gjermani, gjatë ceremonisë hapëse të Kampionatit Evropian 2024, 14 qershor 2024.
Futbollistët rreshtohen për himnet kombëtare pas përfundimit të ceremonisë hapëse dhe në prag të fillimit të ndeshjes hapëse të Grupit A mes Gjermanisë dhe Skocisë në Kampionatin Evropian 2024, Munih, Gjermani, 14 qershor 2024.
Pamje e përgjithshme e stadiumit Allianz Arena në Munih, Gjermani, gjatë ceremonisë hapëse të Kampionatit Evropian 2024, 14 qershor 2024.
Një tifoz me ngjyrat e të dy kombëtareve, Gjermanisë dhe Skocisë, para ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024, në Munih, Gjermani, 14 qershor 2024.
Përformuesit gjatë shfaqjes së tyre para ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024, në Munih, Gjermani, 14 qershor 2024.
Përformuesit gjatë shfaqjes së tyre para ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024, në Munih, Gjermani, 14 qershor 2024.
Një kopje gjigante e trofeut të Kampionatit Evropian shfaqet gjatë ceremonisë hapëse në Allianz Arena në Munih, Gjermani, 14 qershor 2024.
Heidi Beckenbauer, bashkëshortja e ish-futbollistit gjerman Franz Beckenbauer, pranë trofeut të Kampionatit Evropian gjatë ceremonisë hapëse të EURO 2024, 14 qershor 2024.
Franz Beckenbauer ishte legjendë e futbollit gjerman, i cili vdiq në janar 2024 në moshën 78-vjeçare.
Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në qytete të ndryshme të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si Euro, dhe në të po merr pjesë për herë të dytë Shqipëria.