"Vetëm guri i varrit dëshmon se njeriu ishte i gjallë"
Your browser doesn’t support HTML5
Falë mostrës së ADN-së së Ramiza Hasanoviqit, tetë anëtarë të familjes së saj të gjerë, të cilët u vranë gjatë gjenocidit në Srebrenicë, u identifikuan për t’u varrosur më pas në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Analiza e tetë, e bërë nga e njëjta mostër, konstatoi se mbetjet mortore që u gjetën vitin e kaluar në zonën e Suqeskës i përkisnin kushëririt të saj, 17-vjeçarit Beriz Mujiq, viktima më e re e gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë, që do të varroset këtë vit, më 11 korrik. (Përgatitën: Trim Haliti, Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)