Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.

Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.

Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".

Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme të të njëjtit vend, nga Google Maps, shfaqin pak automjete ushtarake aty.

Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.

Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 "Aligator", duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.

I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.

Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar. 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet "papritmas". Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.