Magdalena Andersson, gruaja e parë kryeministre e Suedisë

Momenti kur Magdalena Andersson zgjidhet kryeministre e Suedisë.

Magdalena Andersson është gruaja e parë që është zgjedhur kryeministre e Suedisë.

Ajo ka marrë këtë pozitë pas zëvendësimit të Stefan Lofvenit, i cili ka qenë në krye të partisë së Social-Demokratëve.

Suedia është vendi i vetëm nordik që nuk ka zgjedhur kurrë një grua si lidere të kombit.

Andersson, e cila deri më tani ka udhëhequr Ministrinë e Financave, ka humbur në votën e së mërkurës.

Megjithatë, ajo është zgjedhur sepse sipas ligjit suedez, kundër saj nuk është dashur të votojnë shumica e deputetëve.

Ajo ka fituar këtë pozitë pas arritjes së një marrëveshjeje me Partinë e të Majtëve, në këmbim të pensioneve më të larta për suedezët.

Nga 349 anëtarë të Parlamentit, 174 kanë votuar kundër saj.

Mirëpo 117 të tjerë e kanë përkrahur dhe 57 tjerë kanë abstenuar.

Andersson ka nisur karrierën politike më 1996 si këshilltare politike e kryeministrit, Goran Persson.

Ajo përballet me sfida që nga fillimi, pasi disa parti kanë thënë se nuk do të përkrahin projektligjin qeveritar për buxhetin.