Grevat paralizojnë Gjermaninë

Transporti publik në Gjermani më 27 mars u paralizua pothuajse krejtësisht pasi dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve hyn në grevë 24-orëshe. Fotografia është realizuar në Idle, në lindje të Berlinit më 27 mars, në transporti hekurudhor ka hyrë në grevë. 

Aeroporti i Frankfurtit pa udhëtar. 27 mars 2023.

Një shofer tramvaji ecën përgjatë tramvajeve të parkuar në Bon të Gjermanisë, pasi punëtorët e këtij sektori hyn në grevë më 27 mars 2023.

Një udhëtare në një stacion metroje në Berlin. 27 mars 2023.

Stacioni i trenave në Këln të Gjermanisë. Punëtorët e këtij stacioni iu bashkuan punëtorëve të tjerë në mbarë Gjermaninë, të cilët kanë hyrë në grevë më 27 mars. 

Aeroporti i Mynihut gjatë grevës mbarëkombëtare më 27 mars 2023.

Fluturimet e anuluara nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të grevës së punëtorëve. 27 mars 2023.

Një avion i parkuar në një prej pistave të aeroportit në Frankurt pas nisjes së grevës së punëtorëve në Gjermani. 

Aeroporti i Frankfurtit është prekur nga grevat mbarëkombëtare të punëtorëve gjermanë. 

Një pasagjer shikon tabelën e fluturimeve në aeroportin e Mynihut. Fluturimet nga ky aeroport janë anuluar për shkak të grevës së punëtorëve. 

Punëtorët kanë protestuar në Gjermani më 27 mars, në nisje të grevës 24-orëshe. Në panon e mbajtur nga protestuesit shkruan "Nancy [ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Feser] jepna paratë". Hamburg, 27 mars 2023.

Një pasagjer qëndron në platformën e zbrazur të stacionit kryesor të trenave në Shtutgard të Gjermanisë më 27 mars 2023.

Fluturimet e anuluara në Frankfurt më 27 mars 2023.

Më 27 mars, në Gjermani kanë filluar grevat 24-orëshe të punëtorëve të sektorit të transportit publik. Grevat janë organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve. Punëtorët e aeroporteve, hekurudhave, autobusëve, metrove dhe porteve detare nisën grevën në minutat e parë të së hënës. Punëtorët po kërkojnë paga më të larta, për shkak të rritjes së çmimeve.