Greqi: Jeta e migrantëve pas zjarrit shkatërrues

Një grua lutet, pasi është zhvendosur nga kampi i shkatërruar Moria në një kamp të përkohshëm në Lesbos të Greqisë.

Më shumë se 12.000 migrantë mbetën pa strehë dhe qasje në ushqim pasi një zjarr shkatërroi kampin e migrantëve Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, më 9 shtator. 

Autoritetet thanë se migrantët ishin fajtorë për ndezjen e zjarrit, për shkak të vendosjes së masave të karantinës, pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.
 

Dy burra flenë pranë një kampi të ri të përkohshëm, në ishullin Lesbos, Greqi, 15 shtator. 

Fotografi e bërë gjatë lutjeve në kampin e përkohshëm në Lesbos. 

Migrantët gjatë ceremonisë së lutjeve në kampin e ri të përkohshëm. 

Një grua e ushqen me qumësht foshnjën e saj të porsalindur derisa kanë gjetur strehë në një depo pranë një kampi të ri të përkohshëm.

Migrantët e ulur nën një strehë të improvizuar pranë çadrave të djegura në kampin e shkatërruar Moria.

Gratë bisedojnë në kampin e shkatërruar Moria.

Një grua në kampin e improvizuar. 

Refugjatët dhe migrantët nga kampi i shkatërruar Moria janë parë në një plazh afër një kampi të ri të përkohshëm, në ishullin e Lesbos.

Migrantët duke u freskuar në një plazh në ishullin Lesbos. 

Kampi i përkohshëm në Lesbos. 

Refugjatët dhe migrantët nga kampi i shkatërruar Moria protestojnë pranë një kampi të ri të përkohshëm, në ishullin Lesbos, Greqi, 14 shtator, 2020. Zyrtarët kanë shpallur një emergjencë katër-mujore në Lesbos dhe kanë dërguar polici shtesë në rast të trazirave.

Një familje nga kampi i shkatërruar Moria arrin në një kamp të ri të përkohshëm.

Kushtet në të cilat jetojnë migrantët e kampit të shkatërruar Moria në Greqi.