Izraelitet shërbejnë në role luftarake mes luftës në Gazë

Shira, një sulmuese izraelite e lindur në Kaliforni nga Batalioni Bardelas, i cili shërbeu në Rripin e Gazës në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - qëndron mbështetur në një mur pranë kufirit të Izraelit me Egjiptin, më 21 shkurt. 2024.

Izraeli është një nga vendet e pakta në botë ku shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për gratë që nga mosha 18 vjeç.

Një navigatore ushtarake në Forcat Ajrore të Izraelit duke ecur drejt një avioni luftarak F-16i.

Një navigatore në Forcat Ajrore të Izraelit e fotografuar gjatë një interviste me agjencinë Reuters në një bazë ajrore izraelite në Izraelin jugor më 4 mars 2024. 

Anëtarët e Brigadës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Izraelit gjatë një marshi intensiv, pas të cilit pajisen me beretat e tyre të brigadës, në Latrun, Izrael, më 1 shkurt 2024.

Anëtarët e Brigadës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Izraelit kapen për dore gjatë një marshi intensiv, para se t'i marrin beretat e brigadës.

Rreshtimi i pjesëtareve të Brigadës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Izraelit pas përfundimit të marshimit intensiv ndërsa presin për t'i marrë beretat e portokallta të brigadës.

Anëtarët e Brigadës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Izraelit duke pushuar pas marshimit intensiv, pas të cilit morën beretat e brigadës, në Latrun, Izrael.

Vajzat dhe gratë shërbejnë si pilote ushtarake, në njësitë detare dhe në këmbësori, duke u stërvitur krahas burrave dhe duke shërbyer në të njëjtat kushte.

Gratë oficere të marinës duke ecur në kuvertën e një anijeje raketore izraelite në Haifa, Izrael, më 1 prill 2024.

Togerja e Marinës, Noam, duke punuar në një anije raketore izraelite, në të cilën ajo është kryemekanike, Haifa, Izrael, prill 2024.

Ushtaret luftëtare izraelite nga Batalioni Bardelas duke vëzhguar kufirin e Izraelit me Egjiptin.

Togerja Detare, Lir, përdor një hartë në një varkë raketore izraelite, në Haifa, prill 2024.

Togerja Noam gjatë një dite pune.

Një ushtare izraelite nga Batalioni Bardelas duk patrulluar pranë kufirit të Izraelit me Egjiptin.,

Patrullimi i ushtareve të Batalionit Bardelas përgjatë kufirit të Izraelit...