Gratë që sfidojnë stereotipat

Prishtinë, foto nga arkivi.

Për më shumë se një shekull, njerëz në të gjithë botën e shënojnë 8 Marsin si një ditë të veçantë për gruan.

Zanafilla e kësaj dite daton nga viti 1908, kur mbi 15,000 gra kanë marshuar nëpër qytetin e Nju Jorkut për të kërkuar orar më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën për të votuar.

Ka qenë Partia Socialiste e Amerikës ajo që e ka shpallur Ditën Kombëtare të Gruas një vit më vonë.

Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare ka ardhur nga një grua e quajtur Clara Zetkin, në vitin 1910, në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore, në Kopenhagë.

Për herë të parë është festuar në vitin 1911 në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër.

Gjërat janë zyrtarizuar në vitin 1975 kur Kombet e Bashkuara kanë filluar të shënojnë 8 Marsin.

Sot, të drejtat e grave lënë ende për të dëshiruar në shumë vende të botës.

Kosova, për shembull, ka nivelin më të ulët të punësimit të grave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por, disa prej tyre kanë profesione të rralla, që zakonisht konsiderohen si “punë të burrave”.

Shikojini më poshtë profilet e togeres Fitnete Seta, të shoferes së autobusit, Hava Muhaxheri dhe komentueses së futbollit, Qëndresa Krelanit.

Fitnete Seta - Një jetë të tërë në uniformë

Your browser doesn’t support HTML5

Një jetë të tërë në uniformë

Hava Muhaxheri - Shoferja e parë e autobusit në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Hava Muhaxheri - shoferja e parë e autobusit në Kosovë

Qëndresa Krelani: Komentuesja e parë e futbollit në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Komentuesja e parë e futbollit në Kosovë