Gratë dhe vajzat e Afganistanit

Një vajzë afgane duke qëndruar mes vejushave të veshura me burka, gjatë një projekti punësimi nga organizata humanitare "CARE International". (Kabul, 6 janar 2010)

Një mjeke afgane duke ua shpjeguar përdorimin e kondomëve një grupi grash në një qendër rehabilitimi nga droga, të financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. (Kabul, 29 janar 2021)

Vajza afgane duke punuar në internet kafenë e parë për gratë në Afganistan. (Kabul, 8 mars 2012)

Nima Suratgar, kandidate për parlamentin afgan, duke folur me mbështetësit teksa takohej me një grup mësuesish. (Kabul, 15 shtator 2010)

Një grua e veshur me burka, duke ecur para një djali me një pushkë lodër. (Kabul, 13 shtator 2010)

Robina Jelali, kandidate për zgjedhjet parlamentare, duke folur në telefon, në zyrën e saj. (Kabul, 7 shtator 2010)

Nxënëset afgane duke marrë trajtim mjekësor në një spital, pasi sëmurjes si pasojë e një sulmi të dyshuar me gaz helmues në një shkollë. (Kabul, 11 maj 2010)

Dy vajza afgane duke qëndruar pranë njëra-tjetrës gjatë vizitës së ushtarëve amerikanë. (Mirvaise Mina, 9 maj 2010)

Vajzat afgane duke shikuar një performancë gjatë një ceremonie për vetëdijësim për rrezikun nga minat. (Kabul, 23 shkurt 2010)

Një mësuese afgane e kimisë duke dhënë mësim në një shkollë turko-afgane. (Herat, 12 dhjet 2009)

Gra afgane duke shkrepur fotografi me telefonat e tyre, gjatë një tubimi në mbështetje të kandidaturës për rizgjedhje të presidentit Hamid Karzai. (Kandahar, 16 gusht 2009)

Një vajzë duke buzëqeshur teksa jashtë binte borë. (Kabul, 13 janar 2009)

Latefa Meeran, artiste afgane dhe ligjëruese universitare arti, duke pikturuar në shtëpinë e saj. (Kabul, 16 maj 2004)

Gra afgane me burka duke u vozitur në bagazhin e një automjeti. (Çarikar, 18 shkurt 2003)

Një grua afgane me burka duke ecur në një rrugë, teksa pas saj lëviz një tank me luftëtarë dhe me flamurin afgan. (Xhabal Saraj, 4 nëntor 2001)

Vajzat afgane duke mbuluar fytyrat e tyre teksa luhateshin gjatë ditës së parë të Kurban Bajramit. (Kabul, 11 gusht 2019)

Khatira Ahmadi (djathtas), 20-vjeçare, producente e kanalit Zan TV, duke rregulluar shaminë e një prezantuese, para transmetimit. (Kabul, 8 maj 2017)

Gratë afgane duke vajtuar brenda kompleksit të një spitali, pas një sulmi vetëvrasës. (Kabul, 28 dhjetor 2017)

Studentet e Universitetit Amerikan në Afganistan duke përqafuar njëra-tjetrën, para fillimit të ligjëratave. (Kabul, 27 mars 2017)

Mësuesja Mahajera Armani dhe vajzat e klasës së saj duke pozuar për një fotografi. (Xhalalabad, 19 shtator 2015)

Një vajzë afgane, e cila ishte torturuar për muaj me radhë pasi kishte refuzuar të bëhej prostitutë, duke qëndruar e shtrirë në një shtrat spitali. (Kabul, 31 dhjetor 2011)

Një vajzë afgane duke ushtruar një vallëzim tradicional në një qendër edukative. (Kabul, 3 mars 2019)

Një grua afgane duke ecur nëpër një rrugë të mbuluar nga bora. (Kabul, 7 shkurt 2017)

Hanifa Doosti (në mes), 17-vjeçare, dhe nxënëse të tjera të klubit Shaolin Wushu, duke shfaqur aftësitë e tyre para nxënëseve të tjera. (Kabul, 29 janar 2017)

Vajzat afgane duke qëndruar në vendin e ngjarjes pas një sulmi vetëvrasës. (Kabul, 1 shkurt 2016)

Masooma Alizada, anëtare e ekipit kombëtar afgan të çiklizmit, duke ecur teksa mbante biçikletën e saj. (Kabul, 20 shkurt 2015)

Një vajzë afgane duke mbajtur një ombrellë, teksa qëndronte mbi një varr në një varrezë. (Kabul, 12 shkurt 2015)

Gratë afgane duke pritur në radhë për të votuar në zgjedhje. (Kabul, 14 qershor 2014)

Një grua afgane duke u shikuar në pasqyrë teksa priste për ta marrë kartën e votimit, në një qendër regjistrimi të votuesve. (Kabul, 30 mars 2014)

Një futbolliste afgane duke goditur një top, gjatë ushtrimeve. (Kabul, 10 mars 2014)

Të burgosurat afgane duke qëndruar në shtratin e tyre, në një burg për gra. (Herat, 8 dhjetor 2013)

Këngëtarja afgane, Aryana Sayeed, duke kënduar gjatë "Koncertit të Paqes", të organizuar nga një shoqatë rinore. (Kabul, 19 tetor 2013)

Oficeret e Policisë Kombëtare Afgane duke drejtuar armët gjatë një ushtrimi. (Mazar-e Sharif, 11 dhjetor 2012)

Një vajzë afgane duke ecur pranë një ushtari amerikan gjatë patrullimit nëpër provincën e Kandaharit. (Hutal, 5 prill 2012)