Gratë afgane zhduken nën burka

Gratë e veshura me burka, që janë larguar nga shtëpitë e tyre para se talibanët të përparojnë në veri të Afganistanit, qëndrojnë në një park në Kabul më 13 gusht, ku po marrin ndihmë.

Një grua me burka më 1 korrik ecën pranë ish-bazës ushtarake amerikane në Bagram.

Burkat janë veshje që mbulojnë të gjithë trupin dhe kanë një rrjet që mbulon fytyrën. Disa myslimanë fundamentalistë, që interpretojnë fragmente të diskutueshme të Kuranit, thonë se gratë duhet të mbulohen plotësisht kur dalin në publik.

Gratë dhe fëmijët pushojnë brenda një shkolle në provincën lindore Kunar në Afganistan më 7 gusht, pasi janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve.
 

Burkat në shitje në një dyqan në Kabul më 30 qershor.

Kjo është një prej dhjetëra fotografive që janë bërë nga agjencitë e ndryshme të lajmeve, për rikthimin e burkave, teksa militantët talibanë po vazhdojnë ofensivën e tyre në Afganistan.

 

Një grua me burka dhe fëmijët e saj në Kandahar, teksa luftimet mes forcave afgane dhe talibanëve u zhvilluan më 4 gusht.

Shumë presin që kryengritja e talibanëve në Afganistan do të rikthejë shtypje brutale të të drejtave të grave, njësojë siç kishte qenë në kohën kur talibanët udhëhoqën vendin nga viti 1996 deri më 2001.

 Majan, 28-vjeçare nga qyteti perëndimor Herat, që tani është nën kontrollin e talibanëve, i tha Radios Evropa e Lirë se ajo dhe dy morat e saj kanë blerë disa burka me ngjyrë të kaltër.

“Ne jemi mësuar që të veshim hixhab, por pasi që situata po përkeqësohet, ne kemi ardhur për të blerë burka. Gratë nuk duan që të veshin burka, por ne duhet t’i veshim ato pasi është bërë e domosdoshme”, ka thënë ajo.

 

Një grua në Kabul më 7 gusht.

Edhe pse shumë gra vazhduan të vishnin burka edhe pas rënies së talibanëve më 2001, Shërbimi afgan i REL-it thotë se përdorimi i këtyre veshjeve – të cilat zakonisht kushtojnë midis 2.000-6.500 afganë (28-80 dollarë) kishte rënë dukshëm në vitet e fundit.

Gratë afgane takohen në Kabul më 2 gusht për të diskutuar për abuzimet e pretenduara nga talibanët.

Shumë gra në Kabul preferojnë që të mbajnë shami të kokës kur janë në publik ose nuk i mbulojnë fare flokët e tyre. Por, me avancimin e talibanëve ato mund të detyrohen që të veshin burka.

Gratë presin që të hyjnë në një taksi në Kabul më 31 korrik.

Por, teksa talibanët me shpejtësi po marrin kontrollin e territorit nga forcat qeveritare, duke bërë që edhe liritë e grave të zhduken, çmimet për burka raportohet se janë rritur, veçanërisht në provincën Herat.

Dy gra të veshura me burka në Kandahar më 4 gusht.

Burkat në Afganistan, shpesh kanë ngjyra në bazë të rajoneve, ku burkat me ngjyrë kafe shpesh vishen në Kandahar, ato me ngjyrë të kaltër janë më të popullarizuara në Kabul, ndërkaq burkat e bardha në pjesën veriore të vendit.
 

Persona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Herat për shkak të luftimeve mes talibanëve dhe forcave afgane.

Një grua fle, teksa familja e saj u detyrua që të largohej nga Kandahari më 4 gusht.