Gjyshja me motoçikletë shpërndan ushqim për trupat ukrainase
Your browser doesn’t support HTML5
Klavdia Ivanivna ka strehuar ushtarë ukrainas në shtëpinë e saj, gjatë bombardimit të fshatit të saj. Ajo përgatit ushqim për trupat, kujdeset për higjienën e tyre dhe u mundëson atyre vend për të pushuar. Pasi ka humbur djalin e saj nga një sulm rus me raketë, banorja 67-vjeçare e rajonit të Mikollajivit po ashtu vazhdon të shpërndajë ushqim me motoçikletën e saj në postblloqet ku ushtarët ukrainas janë në detyrë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)