Gjyshja iraniane kërkon ndihmë për lirimin e mbesës izraelite nga Hamasi
Your browser doesn’t support HTML5
Një gjyshe iraniane në Izrael po kërkon lirimin e mbesës së saj 23-vjeçare, Romi Gonen, pasi ajo u rrëmbye në një festival muzikor më 7 tetor, nga grupi radikal palestinez Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Aziza Khanum, emri hebraik i së cilës është Dvora Leshem, ka folur për Radion Evropa e Lirë nga Tel Avivi, dhe ua ka drejtuar një lutje emocionale udhëheqësve iranianë, që të ndihmojnë për lirimin e mbesës së saj. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)