Një gjyqtare ukrainase e mori nënshtetësinë ruse pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke i kaluar më shumë se tetë muaj në gadishullin e pushtuar, nga viti 2018 deri më 2022, dhe duke e përdorur pasaportën e saj ruse për të udhëtuar në Moskë, sipas hulumtimit “Skemat” të shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
Lyudmyla Arestova, një gjyqtare në Gjykatën Administrative të Qarkut të Donetskut - e cila është përgjegjëse për rajonin e pushtuar pjesërisht të Donetskut në Ukrainën lindore, që tani ndodhet në qytetin e Dnipros për shkak të pushtimit rus - është tani subjekt i një hetimi preliminar nga autoritetet ukrainase.
Arestova, 44 vjeçe, është ruse e zhvendosur në Ukrainë në vitet e ’90. Kur foli për Skemat, ajo e mohoi se ka nënshtetësi apo pasaportë ruse por, përveç se sugjeroi se nënshkrimi i saj ishte i falsifikuar, ajo nuk ishte në gjendje t’i shpjegonte dokumentet zyrtare të siguruara nga Skemat, të cilat dëshmojnë se ajo i posedon të dyja.
Në një letër drejtuar Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, të datës 24 korrik, ushtruesi i detyrës së prokurorit të qarkut në Slovyansk, një qytet i kontrolluar nga qeveria në rajonin e Donetskut, Dmytro Levichev, tha se ai kishte hapur një hetim penal muajin e kaluar për të parë nëse gazetarët e REL-it e kanë penguar punën e Arestovës.
Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha më 27 korrik se autoritetet e kanë ndalur hetimin "për shkak të mungesës së provave për shkelje penale".
Lexo edhe këto:
Zelensky viziton Dnjeprin, Rusia kryen sulme të reja vdekjeprurëse në UkrainëZbulohet një botë e përmbytur: Shterja e Lumit Dnjepër vë në pah mbetjet e së kaluarësEdhe një ish-ligjbërës ukrainas dyshohet për “tradhti të lartë”Hetimi ishte hapur pas një ankese në të cilën Arestova akuzonte gazetarët e Radios Evropa e Lirë për “ndërhyrje në administrimin e drejtësisë” me qëllim të diskreditimit të saj.
Në ankesën e saj drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, ajo pretendoi pa prova se një gazetar i Skemave, që punoi në këtë tekst, "bashkëpunon në mënyrë aktive me vendin agresor", pra me Rusinë, transmeton informacione te shërbimet e inteligjencës ruse dhe "kryen mbikëqyrje të paligjshme”.
Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë tha se këto akuza janë të rreme.
Gjetjet e Skemave vijnë pas një kontrolli të shtuar të zyrtarëve publikë për lidhjet me Rusinë, ku Moska po vazhdon ende pushimin tash e 17 muaj.
Në tetor të vitit 2022, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Bohdan Lvov, u përjashtua nga detyra pasi një hetim i Skemës zbuloi se ai kishte fshehur nënshtetësinë e tij ruse dhe pasuritë e paluajtshme nga deklaratat për qeverinë.
Në një procedim disiplinor të vitit 2021 kundër një gjyqtareje tjetër, Yulia Pereyaslovska, për gjoja marrjen e shtetësisë ruse në Krime, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i vetmi organ shtetëror që mund t'i ndërpresë kompetencat e një gjyqtari, e quajti shtetësinë e dyfishtë për një gjyqtar "një shkelje e drejtpërdrejtë e çështjes kryesore, parimet kushtetuese dhe themelet e shtetit”, që “minon në mënyrë të pashmangshme autoritetin e drejtësisë dhe vë në pikëpyetje respektimin e ligjit në Ukrainë”.
SHIKONI EDHE: Brazili ia hedh poshtë SHBA-së kërkesën për ekstradimin e spiunit rusPereyaslovska nuk është më gjyqtare.
Të dhënat e marra nga regjistri i pasaportave të Rusisë tregojnë se një pasaportë për Arestova, fillimisht e regjistruar si banore e Krimesë, u lëshua më 10 prill 2014, rreth tri javë pasi Kremlini pretendoi se e kishte bërë gadishullin ukrainas pjesë të Rusisë – një pohim që ishte refuzuar në mbarë botën.
Si pjesë e kapjes së Krimesë, Rusia u dha nënshtetësinë banorëve të përhershëm të Krimesë, të cilët nuk kishin deklaruar zyrtarisht brenda një muaji nga pushtimi se dëshironin të ruanin "nënshtetësinë e tyre origjinale".
Skemat nuk gjetën dokumente zyrtare që tregojnë se Arestova, një shtetase ukrainase që nga viti 1999, e kishte shprehur ndonjëherë këtë dëshirë. Që nga 13 korriku, kur u publikua raporti i Skemave, Ministria Ruse e Punëve të Brendshme nuk e ka anuluar pasaportën ruse të Arestovës.
Neni 126 i Kushtetutës së Ukrainës specifikon shtetësinë e huaj si bazë për shkarkimin e një gjyqtari nga detyra.
Megjithatë, informacionet nga një bazë të dhënash me informacione të hakuara të fluturimeve ruse tregon se, rreth një muaj pasi mori pasaportën ruse, Arestova e përdori atë për të fluturuar në Moskë më 11 maj 2014, nga Simferopol, selia rajonale e Krimesë. Ajo u kthye në Krime tre ditë më vonë.
Zyrtarët ukrainas të zbatimit të ligjit siguruan të dhëna hetimit Skemat, që tregonin se Arestova kaloi 255 ditë në Krimenë e pushtuar midis vitit 2018 dhe janarit të vitit 2022. Ndërsa atje, ajo me sa duket përdori pasaportën e saj ruse të paktën një herë për një testim për COVID-19, në qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol, sipas një dokumenti të publikuar të vitit 2022 nga laboratori rus Gemotest.
Hemotest tha se, ndryshe nga testet e tjera, kërkohet një pasaportë origjinale ruse për të kryer testin e koronavirusit. Ky kusht specifikohet gjithashtu në faqen e internetit të laboratorit.
Faqja e internetit e Shërbimit Federal të Taksave të Rusisë tregon gjithashtu se Arestova ka një numër identifikimi të tatimpaguesit të lidhur me pasaportën e saj ruse.
Duke mohuar se ajo ka nënshtetësi ruse, Arestova pretendoi se nënshkrimi i saj në këtë aplikim të vitit 2014 për pasaportë ruse ishte i fabrikuar.
"Unë nuk kam nënshtetësi ruse. Di vetëm se kam jetuar në Krime dhe jam regjistruar atje, kam punuar në gjykatë dhe, për rrjedhojë, një pasaportë e tillë mund të më jetë lëshuar për mua... Sepse, nëse nuk gabohem, të gjithë qytetarët [ukrainas] që jetonin në Krime dhe që ishin regjistruar atje në kohën e aneksimit, u njohën të gjithë si qytetarë rusë”, tha ajo në një intervistë përmes një telefonate.
Sidoqoftë, aplikimet për pasaportë ruse duhet të plotësohen me nënshkrime. Nënshkrimi i Arestovës është i ngjashëm me ato në katër dokumentet gjyqësore ukrainase të publikuara në internet, në dosjen që Skemat e ka marrë nga Rospasport, regjistri rus i pasaportave.
Në një vlerësim profesional të vitit 2018, Arestova mohoi në Komisionin e Lartë të Kualifikimit të Gjyqtarëve, organin e standardeve të sistemit gjyqësor ukrainas, se ajo kishte nënshtetësi të huaj.
Ajo e përsëriti këtë mohim në një kërkesë të vitit 2019 për një gjyqësi në Gjykatën Administrative të Qarkut të Kievit.
Arestova e pranoi se ajo udhëtonte shpesh në Gadishullin e Krimesë, që aktualisht është nën kontrollin rus, duke thënë se për prindërit e saj ishin të sëmurë rëndë dhe ajo kishte nevojë t’i vizitonte. Ajo pohoi se testimi për COVID-19 i mori vetëm në territorin e kontrolluar nga Ukraina dhe se Komisioni i Lartë i Kualifikimit të Gjyqtarëve e pranoi justifikimin e saj.
Arestova nuk është gjyqtarja e vetme ukrainase që ka udhëtuar në Krime pavarësisht pushtimit rus. Një hetim i Skemave nga janari i 2023, tregoi se Yaroslav Vasylenko, një gjyqtar për Gjykatën Administrative të Gjashtë të Apelit të Ukrainës, kishte udhëtuar atje 25 herë, duke përfshirë edhe për rekreacion, qëkur forcat ruse pushtuan gadishullin në mars të vitit 2014. Ai është ende gjyqtar.
SHIKONI EDHE: Inteligjenca britanike thotë se Rusia do t’i përfshijë në shkolla mësimet për luftënDuke iu referuar Vasylenkos, ekspertja kundër korrupsionit Halyna Chyzhyk, një ish-koordinatore e Këshillit të Integritetit Publik, e cila këshillon Komisionin e Lartë të Kualifikimit, tha se nëse udhëton në Krime dhe bën pagesa me rubla ruse, një gjyqtar, i cili “e ka fuqinë t’i marrë vendimet në emër të Ukrainës”, njeh “juridiksionin e Federatës Ruse në Krime”.
Udhëtime të tilla ngrenë "pyetje të mëdha", shtoi ajo.
Vasylenko refuzoi t’i përgjigjet hetimit të Skemave.
Në rastin e Arestovës, Byroja Shtetërore e Hetimeve (DBR), e cila merret me hetimet penale të gjyqtarëve dhe figurave të tjera të larta publike, ka gjithashtu pyetje.
DBR-ja konfirmoi për Skemat më 23 qershor se ka kryer një hetim paraprak ndaj Arestovës për dy vitet e fundit, për të përcaktuar nëse ajo mund të akuzohet për falsifikim dhe vendosje të informacionit të rremë në një sistem të menaxhimit të dokumenteve gjyqësore, si pjesë e një komploti grupor.
Dokumenti i referohej edhe tradhtisë, por DBR-ja tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dyshuar se ajo ka kryer ndonjë prej veprave penale të mbuluara nga procesi.
Arestova, e cila thotë se shtëpia dhe vendi i saj i punës janë kontrolluar, i tha Skemave se ajo ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Administrative të Qarkut të qytetit të Kievit kundër DBR-së.
SHIKONI EDHE: A është problematik ritmi i ngadalshëm i kundërofensivës ukrainase?"Autoritetet fabrikuan një çështje kundër meje për të ndërhyrë në aktivitetet e gjykatës - për të më ndjekur, për të shkelur të drejtat që më ishin dhënë," pretendoi ajo për Schemes.
DBR-ja nuk iu përgjigj këtij pretendimi.
Arestova, me origjinë nga rajoni i Kamçatkës së Lindjes së Largët të Rusisë, nuk ka mosmarrëveshjeve të mëparshme me administratën e Zelenskiyt, sipas të dhënave publike.
Ajo hoqi dorë nga nënshtetësia ruse në vitin 1999 dhe filloi të jetonte në Sevastopol, kryeqyteti i Krimesë, ku punoi si ndihmësprokurore derisa u gradua në detyrë si nënkryetare e shtabit të një gjykate administrative lokale të qarkut në vitin 2001.
Ajo u emërua në gjykatë në 2013 nga ish-presidenti Viktor Janukoviç, i cili aktualisht është në arrati në Rusi, pastaj ajo u riemërua në vitin 2019 nga ish-presidenti Petro Poroshenko, i cili tani është kreu i partisë opozitare Solidariteti Evropian.
Skemat kontaktoi kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Hryhoriy Usyk, për të pyetur nëse ai ose këshilli e dinin më parë se Arestova kishte nënshtetësi ruse dhe, nëse po, si do të ndikonte ky status në punën e saj si gjyqtare.
Në përgjigje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë tha se i ka kërkuar Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës ta vërtetojë nëse Arestova ka nënshtetësi ruse.
Seanca e radhës gjyqësore ku Arestova është e përfshirë, është caktuar për 10 gusht.