Selimi: Uroj të vendosni në favor të pafajësisë sime

Your browser doesn’t support HTML5

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, tha para trupit gjykues se shpreson se në fund të procesit, gjykata do të vendosë në favor të pafajësisë së tij për krimet, për të cilat akuzohet. Selimi tha se dallimet politike në kohëra të caktuara “nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike” kundër askujt e as kundër të akuzuarve nga Specialja.