Prokuroria: Ish-krerët e UÇK-së shënjestronin ata që i konsideronin kundërshtarë

Your browser doesn’t support HTML5

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Zyrës së Prokuororit të Specializuar, Alex Whiting, në fjalën hyrëse në nisje të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, tha se ata kishin rol udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalën e tij, Whiting tha se në rolet e tyre udhëheqëse në Shtabin e Përgjithshëm, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, mbështetën dhe zbatuan një politikë e cila vinte në shënjestër, ata persona që konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë duke përfshirë persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona me përkatësi etnike serbe apo rome.