Mbrojtja: Hashim Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në
Your browser doesn’t support HTML5
Në ditën e dytë të gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Gregory Kehoe, avokat mbrojtës i ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën hyrëse tha se klienti i tij nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet. Kehoe argumentoi se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë funksionale komanduese dhe se si Thaçi, sipas tij, nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Kehoe tha se disa krime kanë ndodhur dhe këtë nuk e mohon as klienti i tij, Hashim Thaçi, por tha se ato janë kryer nga individë të caktuar.