Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha të enjten se FIFA dhe UEFA ia ndaluan në mënyrë të paligjshme klubeve të futbollit krijimin e një Superlige Evropiane.
Superliga Evropiane dhe mbështetësit e saj u ankuan se FIFA dhe UEFA e shkelën ligjin e garave duke i kërcënuar me sanksione klubet të cilat iu bashkuan ligës së shkëputur.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i quajti “gjarpërinj” dhe “gënjeshtare” klubet dhe kërcënoi se do t’i pezullonte futbollistët nga klubet e Superligës.
Kompania e formuar nga 12 klube rebele – tani e udhëhequr vetëm nga Real Madridi dhe Barcelona pasi Juventusi u tërhoq këtë vit – i nisi veprimet ligjore për ta mbrojtur pozitën e vet dhe gjykatës iu kërkua të marrë vendim bazuar në ligjin evropian.
SHIKONI EDHE: BE: Super Liga kërcënon vlerat evropiane“Vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s për ta bërë çfarëdo projekti të ri të klubeve të futbollit subjekt të një aprovimi të tyre paraprak, siç është Superliga, dhe për t’ua ndaluar klubeve dhe lojtarëve të luajnë në ato gara, janë të jashtëligjshme”, tha gjykata.
Vendimi i gjykatës evropiane do t’ua rrisë shpresat promotorëve të Superligës për krijimin e kësaj gare, megjithëse gjykata tha se “ky vendim nuk nënkupton se një garë e tillë, si projekti i Superligës, duhet të aprovohet patjetër”.
Dy vjet pasi projekti fillestar dështoi, promotorët e Superligës e paraqitën në shkurt një propozim të ri për një ligë me disa divizione, e cila do t’i përfshinte deri në 80 ekipe të futbollit evropian dhe do të vepronte jashtë autoritet të UEFA-s.
SHIKONI EDHE: Super Liga Evropiane drejt kolapsitKlubet e Premierligës angleze nuk pritet t’i bashkohet planit të ri të Superligës. Nami ndërkombëtar dhe fuqia financiare e Premierligës është rritur edhe më shumë në dy vjetët e fundit, ndërsa një projektligj i qeverisë së Britanisë së Madhe i publikuar muajin e kaluar propozoi që klubeve angleze t’u ndalohet pjesëmarrja në ligat e shkëputura.
Duke e shpjeguar këtë projektligj, qeveria tha se Superliga Evropiane “përfundimisht nuk është konkurruese” dhe “ajo kërcënon ta minojë piramidën e futbollit kundër vullnetit të tifozëve”.