Instituti për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani “Robert Koch” tha të enjten (4 nëntor) se janë regjistruar 33.949 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë Gjermania asnjëherë nuk ka shënuar shifër të tillë.
Më e përafërta është ajo e 18 dhjetorit 2020 kur ishin shënuar 33,777 raste me COVID-19.
Rritja e rasteve të reja me koronavirus ka bërë që ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn të thrrasë një takim me 16 ministrat e shëndetësisë së landeve për të diskutuar se si të kufizohet përhapja e koronavirusit gjatë muajve të dimrit.
SHIKONI EDHE: Rritje e numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19 në EvropëNjë ditë më herët, ministri ka thënë se njësitë e kujdesit intensiv në spitale kanë filluar të mbushen përsëri.
Të enjten, Instituti “Robert Koch” ka raportuar për 165 viktima.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar në 96,192.
Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje banorëve gjermanë që të marrin vaksinat, megjithëse ministri Spahn e pranoi të mërkurën se shumë nga personat e pavaksinuar nuk po binden.
Më shumë se 66 për qind e popullsisë gjermane është plotësisht e vaksinuar.