Scholz: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.

“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes... kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

SHIKONI EDHE:

SHBA refuzon ofertën e Polonisë për t’ia dhënë aeroplanët MiG-29 për UkrainënPse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Scholz po ashtu u pyet nëse Gjermania e refuzon në mënyrë kategorike ndalesën importeve të energjisë ruse dhe tha se për disa muaj është duke punuar që shteti i tij të ulë varësinë nga importet e karburanteve.

Ndryshe, SHBA-ja ka refuzuar ofertën e Polonisë për të transferuar avionët luftarakë MiG-29 në një bazë amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa ky shtet përballet me pushtimin rus.

SHBA-ja ka synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, mirëpo ideja e dërgimit të aeroplanëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, tha Pentagoni.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.