Policia në Berlin ka njoftuar të enjten se ka arrestuar rreth 150 persona, të cilët protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19.
Një ditë pas protestës, policia tha se rreth 150 njerëz u mblodhën në tubimin e një organizate, e cila përfshin njerëzit skeptikë ndaj koronavirusit, e që janë kryesisht aktivistë të ekstremit të djathtë.
Ky grup i aktivistëve ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër politikave të qeverisë.
Sipas policisë, të mërkurën ka pasur edhe protesta të tjera të shpërndara.
SHIKONI EDHE: Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisëGjatë këtyre protestave, policia ka arrestuar rreth 150 persona. Për 32 të arrestuar filluan hetimet për prishje të qetësisë, rezistencë dhe fyerje ndaj oficerëve.
Gjithashtu oficerët e policisë kanë shqiptuar 108 gjoba ndaj personave që nuk mbanin maska në fytyrë, të cilat janë të obligueshme dhe nuk mbanin distancën e nevojshme.
Në këto protesta morën pjesë më pak njerëz sesa pritej.